Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Serbia është futur tashmë në rrugën e njohjes së Kosovës, politika jonë po çalon

Nuk është vetëm takimi i Washintonit ai i cili na thotë se Serbia tashmë po bënë hapa të mëdhenj drejt njohjes së Kosovës. Vendosja e taksës nga qeveria Haradinaj duhet të ketë qenë kthesa e madhe në të kuptuarit e relaitetit që po troket në dyert e Serbisë. Që rajoni ka edhe rrugë tjera për të ecur e alternativa tjera për të funksionuar nëse Serbia e do veçimin rus nga rajoni dhe përëndimi tashmë është provuar.

Kosova me pozitën e saj kyqe në Ballkanin përëndimor, me raportet që vijnë nga mosnjohja e saj nga Serbia dhe Bosnja dhe gatishmëria e vonuar e BE-së për ta integruar rajonin përbënë trillin e gjithë raporteve rajonale. Gjithçka në mardhënjet rajonale është fluskë sapuni dhe do të mbetet e tillë, ngase kudo që të ndeshen me ngerçet to zhbëhen. Mungesa e mardhënjeve të qëndrueshme e mban rajonin në brishtësi dhe armiqësi, sado të angazhuara nën plaf efektet janë të prekshme dhe imponojnë kundërpërgjegjje, çka edhe ndodhë.

Bërja e Serbisë, sikur po frymojnë brenda Kosovës si funksionalitet shtetërorë të paktën në meset ku komuniteti serb jeton i organizuar edhe me një detyrim paralel të të bërit të jetës institucionale u ka dhënë kredite pushteteve në Beograd që ta ndezin zjarrin zgjedhor me eshkën e patriotizmës sa herë u është dashur, por edhe të mirëkutpohen pushtetet atje për të gjitha dështimet në emër të luftës për të mbajtur Kosovën brenda saj. Kjo u shërbente pushteteve atje, ndaj e donin këtë status quo dhe nuk ndalonin ta vënin Kosovën me shpatulla për muri duke u sjellur me shumë hegjemoni në mardhënjet e ndërsjella. Incidentet që prodhonte ky shovenizëm i Serbisë u shërbenin pushteteve atje si vërtetim se ata po luftonin dhe po ia delnin.

Por, sikur u dëshmua me taksën Haradinaj, Tregu i Kosovës dhe pozicioni i saj në zemër të Ballkanit përëndimor është jo vetëm synim, por edhe arterie për ekonomitë në konsolidim të rajonit tonë, Vendosja e saj i kthjelloi të gjithë ata që nuk po i shqetësonte harrimi i Kosovës. Jo vetëm Serbia, por rajoni dhe më gjerë me taksën Haradinaj u zgjuan. Serbia këtë hapsirë veprimi të dri atëhershme nuk pati mundësi ta shiste edhe më për manipulim te populli serb, por as edhe te një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare si prezencë të shtetit serb në Kosovë. Me taksën Haradinaj ranë maskat dhe bashlësia ndërkombëtare e kuptoi se kishte fjetur tepër për sa i takon një rajoni i cili mund të prodhonte zhvillime problematike shpejt deri dhe në ridegradim total.

Tani kur afatet po shkojnë dhe marrëveshjet duhet të implementohen ata nuk do të munden më ta shesin dushkun për gogla. Shkëputja e Kosovës nga rrjeti energjetik i Serbisë dhe lidhja e saj me Shqipërinë, heqja e tabelave KS që kishin një atribut thuaja të akceptueshëm për Serbinë dhe detyrimi që po i vjen Serbisë nga ngurtësia gjermane se nuk mund të ecet tutje pa normalizuar marrdhënjet me Kosovën, e mbajnë detyrueshëm në shpresën amerikane ku më shumë se kudo inkurajohet njohja reciproke. Këtë e di Vuçiqi dhe shteti serb po aq sa e dimë edhe ne shqiptarët, por ai rri në atë teren meqë nga aty më kollaj mund t’ua spjegoj serbëve pranimin e afërt të Kosovës.

Zotimet e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë përmes kryetarit të saj Vuçiq për akceptimin e njohjes së Kosovës nga Izraeli si një akt të mirëqenë. Kjo nuk është më pak se sa konfirmim se Serbia e ka kuptuar se ky është mandati kur ajo duhet ta njoh Kosovën.

Vuçiq dhe ekipi i tij e dinë mirë se Ujmani është çështje e mbyllur dhe kushdo që ta hapë do ndeshet me ligjin ndërkombëtar për ujërat, ku fakti i kryer do e prevaloj çdo pretendim, meqë që në bërjen e Ujmanit (liqe artificial) gjërat janë sheshuar e mbyllur edhe me kompenzime edhe me investime, ku Kosova si ish njësi federative ka përmbushur gjithë obligimet. Ujmani nuk është trajtuar atëherë si një vepër brenda ish republikës së Serbisë, por si një vepër e ish njësisë federative të Kosovës e cila ka pajtuar gjithë kërkesat e një marrëveshjeje mes njësive me bekimin e Federatës.

Vuçiqi, ndoshta këtë edhe po e kërkon, sikur në rastin e pyetjes që Serbia ia drejtoi gjykatës ndërkombëtare për të drejtën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës! Elita drejtuese serbe nuk ka patur guximin asnjëherë t’ia thotë të vërtetën popullit serb, dhe sikur duket, ata e kanë gjetur çelësin e kësaj  duke e vënë Serbinë si pafuqi para shpjegimit ndërkombëtar si spjegim gjykatash.

Meqë ka ardhur koha që serbët të kuptojnë se tani po shkohet drejt përmbylljes së procesit dhe në fund të ditës duhet t’u thuhet nga dikush se Kosova duhet të pranohet edhe nga Serbia, nga rasti në rast po shkohet të spjegohet se pavarësia e Kosovës nënkupton termat terrritorial dhe ekonomik të ish njësisë federale të 31 dhjetorit 1988. Ujmani është vetëm një derë për ta thirrur edhe njëherë bashkësinë ndërkombëtare të shprehet ashtu sikur është trajtuar me prekjen e ujërave të Adriatikut nga Bosnja, dalje të cilën ia pat falur Kroacia diku në vitet ’80. Me pavarësimin e Bosnjës, Kroacia nuk e hapi këtë çështje, meqë ishte një dhurim mes ish njësive të federatës. Ujmani shkon edhe përtej, sepse këtu kemi të bëjmë edhe me investim e kompensim të cilin ish njësia e federatës e bënë edhe në territorin e njësisë tjetër. Preçedenti i Neumit (prekjes së ujërave nga Bosnja), është edhe përmbyllja e dilemës se kujt i takon Ujmani si resurs e pse jo edhe si hapsirë. Çdo gjykatë ndërkombëtare do ta merrte parasysh verpimin dhe pasojën në mirëbesim: dhurim a shpronësim që ka rezultuar si e mirë pë një ish njësi federative.

Se gjërat po lëvizin në rajon e më gjerë për sa i takon Kosovës na flasin edhe lëshimet serbe a) lëvizja e Bosnjës drejt njohjes së Kosovës me inicimin e një procesi të Dodikut kinse për ambasadën e saj në Jerusalem, e cila nuk është më pak se sa edhe një dëshmi se Serbia po përgaditë terenin të mbetet e vetme dhe të detyrohet të lëvizë, dhe b) heqja dorë përmes elementit serb në Mal të Zi për të mos kërkuar ç’njohjen e Kosovës, përtej asaj që ata preambulë të luftës së tyre politike për identitet në Mal të Zi e kishin pikërisht ç’njohjen e Kosovës Këto zhvillime na thonë se Serbia po udhëton në drejtimin e duhur dhe njohja mund të jetë në prag.

Paskriza turko-greke në Egje mund të na sjell njohje të shpejtë të Kosovës nga Spanja dhe Greqia, të cilat do të pasoheshin nga Qiproja, Rumunia dhe Sllovakia me çka do t’i hapej rruga integrimit të mundshëm të rajonit të ballkanit përëndimor si paketë në BE. Veçanërisht lëvizja e Spanjës dhe deklarimi i saj se mund ta njihte Kosovën me disa prithsmëri nga ajo, është shkëndija e radhës që vërteton mundësinë e integrimit paketë. Me takimin në Shtëpinë e Bardhë, puna dyvjeçare e kryetarit Thaqi me administratën e presidentit Trump u kurorëzua me fillimin e fundit: arritjes së normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. Qershia mbi tortë ishte zgjedhur të bëheshte njohja nga Izraeli sikur edhe ndodhi. Kjo njohje do t’u jap kuptim shumë lëvizjeve tjera në drejtim të Kosovës.

Kur gjithçka po duket se po shkon në drejtimin e duhur, është zhgënjyes dilitantizmi i një game të spektrit tonë politik dhe ikonave të tyre mbjellur në shoqërinë civile, se si e dhunojnë opinionin qytetarë me bombardime mediale përmes hipotetizmave banal e akuzave krejt morbide, as të analizës as të faktit e as të mirëdashjes. Të tillë përfitues nëntheksesh, që vëjnë shkarpa rrugës të shërbimeve armike apo edhe çoroditja e vet të tillëve, ngrisin alarmin se këtu gjithçka u shit e u ble, sikur gjithçka është tashmë e humbur, sa të themi edhe shpresa. Të tillë minj që përdorin skutat e errëta të mendjes njerzore për të terrorizuar masat, mjaftohen të paraqiten kundërshtarë të gjithçafes dhe shpallës të së drejtës së zotit, që mendja e tyre ua pjell, dhe atë ta përdorin për petk të tyre shpëtimtar.

LVV në stilin e saj anti gjithçka ku për kohën antiamerikanzmi është edhe njëfarë shpagimi për fajësimin që ajo ia bënë, sikur rrëzimi i qeverisë Kurti paska strofullën në shtëpinë e shumë ngjyrave (sipas saj) në Washington. Për këtë kësaj radhe ajo mori një qëndrim jo vetëm kundër asaj që u arrit në Shtëpinë e Bardhë, por edhe po e konteston në vazhdimësi legjitimitetin qeverisës të Hotit dhe koalicionit.

PDK-ja e cila po e bënë lojën e luftës ndëropozitare nuk po guxon të futet në detaje për kinse anët e këqia të zotimeve në Washington, dhe është mjaftuar me një kundërshtim në bllok, më shumë sa për të mbajtur trendin opozitar se sa për bindjet që ka. Ashtu sikur ajo po paraqitet e paqartë është bërë një kujdestare temash e termash dhe po provon të jetë violina e parë deklarative opozitare edhe pse po i mungon materja dhe zhurmimi. Zëri i saj i mekur nuk do vërehej fare sikur të mos e kishte peshën e numrave në parlament. Atje ajo po manifeston numra më shumë se sa vlerë dhe kjo do ta gërryejë çdo ditë e më shumë këtë shfaqje amorfe.

Nëse LVV po ndjek trendin që nga mosnjohja e pavarësimit të Kosovës nëpër mosnjohje apriori të gjithçafes që ka ndodhur mirë apo keq, hipokrizia e PDK-së, e cila që nga fillimi i vitit po shfaqet as mish as peshk, na lë të gjithëve me gojë hapur. Ajo si kontributorja bazë e gjithë zhvillimeve në të gjitha bisedimet me Serbinë dhe harmonizimet me faktorin nëdrkombëtar dhe zotimet para tij, nuk mund të na e shes tani sapunin për samun. Meqë ajo e ka të qartë se dushku për gogla nuk vazhdon të blihet nga opinioni ynë, ia ka ulur fitilin kundërshtisë dhe nuk po hynë në detaje për ta shpjeguar pozicionin e saj karshi asaj që po ndodhë. Në fakt, asaj gjithçka i pëlqen, por duket se po pret hapsirat për të imponuar protagonizmin e saj, andaj edhe po rri me këbët në dy huj, njëri qëndrimi i z.Thaqi pro marrëveshjes ku ai edhe shfaqë autorësinë e zhvillimeve dhe tjetri qëndimi kinse kritik i z.Veseli. Kjo vendosje në dy shtigje e PDK-së është një zhvillim i ri në përvojën tonë politike të të sjellurit që nuk nënkupton domosdo dualizëm përtej fjalëve që i merr era.

Të qenit kritik i AAK-së ndaj temave të caktuara tashmë është minimizuar me hijen e rëndë të SHBA-ve që mund të ketë ardhur nëpër telat e telefonit nga përtej oqeanit, për çka ata sikur duket i kanë modifikuar qëndrimet e veta dhe i kanë latuar deklarimet publike, aq sa mund të thuhet se ata tashmë janë një pranueshmëri totale dhe për të kompenzuar këtë ata po e mbajnë gjallë frymën elektorale në zakonin e vet, vetëm se me pak ndryshim “me Ramushin President”!

NISMA në kërkim të grupit parlamentar është inegzistente përeç rasteve kur duhet ta bëjë numrin e takimeve të liderëve. Zv.kryeministrja nga radhët e saj nuk ia ka dalur të imponoi profil as bashkëpunues e as identitar për sa u takon çështjeve që kanë të bëjnë me shtëpinë e bardhë dhe zotimeve të z.Hoti. ajo është treguar e zellshme për tepsinë dhe tani më ka plasur një shaka publike për ekspertizën e z.Berisha si koordinatorë kibernetik.

LDK ka mbetur tabela e zezë ku shkruan vetëm z.Thaqi me shkumsin e tij dhe fshinë me shpuzën që hera herës po rrjedh ujë e po lë gjurmë. Ajo ka gjetur rahatinë e koordinimi Thaqi-Mustafa që po përktheht me veprimin Hoti, dhe ia ka dalur ta bëjë të shurdhër mundësinë Vjosë Osmani.

Shurdhimi i mundësisë Vjosa Osmani është anashkalimi i LVV-së në proces ashtu sikur ka ndodhur që kur ajo është vetpërjashtuar duke mohuar gjithçka që me formim në 2005-tën. Dikur ajo këtë e bënte për ta krijuar figurën e vet publike derisa sot gabimi po ia mbyll mundësitë për të qenë aktor ashtu sikur ia kërkon përfaqësimi elektoral. Albini e ka zgjedhur rrugën e lehtë të të bërit politikë: Lëri tjerët t’i përfundojnë gjërat dhe ne do mjaftohemi me zhurmë e kundërshti. Pas një kohe do identifikohemi me ato që i kanë arritur tjerët duke u vënë në mbrojtje të tyre.

Hipokrizia nuk ka brina është zakon të thuhet. Këneta e bërë nga të gjithë ka filluar të kundërmoi në krah të procesit ku ne domosdo duhet ta kemi fjalën tonë jo vetëm institucionale por edhe kauzale të dalë nga kohezioni shoqërorë!

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Shqipëria, institucionet shtetërore të saj bashkë me Kosovën!

Të ndërhyjnë dhe të kërkojnë me çdo kusht që Maqedonia e Veriut ta respektojë barazinë …