Analisti Bleron Baraliu ka reaguar pas protestës së djeshme në Prishtinë, e organizuar në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai kritikoi eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilët tha se u treguan të mërzitur nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve, pavarësisht bojkotit të thirrur nga partia në pushtet. Sipas tij, “populli po vetëdijësohet dhe votat e VV-së po rrëshqasin nga qendra si vaji në tepsi.” Baraliu paralajmëroi se pas protestës, qeveria do të përballet me një “goditje” nga vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese. Ai i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i rikthehet, siç tha, parimeve kombëtare dhe të heqë dorë nga “narcisoizmi mujsharist”, duke paralajmëruar ndëshkim më të ashpër nga qytetarët në të ardhmen.

default