Blerta Deliu-Kodra: Lobistët serb shfrytëzojnë vëmendjen globale kundër Kosovës dhe miqve të saj

Blerta Deliu-Kodra: Lobistët serb po e shfrytëzojnë vëmendjen globale kundër Kosovës dhe miqve të saj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj protestave që serbët kanë mbajtur në Uashington në të cilat shihen disa fëmijë serbë duke mbajtur pankarta me gjuhë ofenduese ndaj ish-kryetarit amerikan Bill Clinton, për shkak të intervenimit ndaj gjenocidit të Serbisë të bërë në Kosovë. Deliu-Kodra ka shkruar se serbët po vazhdojnë të shfrytëzojnë vëmendjen botërore kundër Kosovës. “Lobistët serb po e shfrytëzojnë vëmendjen globale të protestave kundër racizmit për të fyer ish-Presidentin amerikan Bill Clinton, i cili nëpërmjet fushatës ajrore kundër forcave serbe parandaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu: PDK, do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e shpërndarjes së Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se kjo parti do të …