Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Zonja Hajdari, fëmija shkoi e u përplas te makina jote dhe apo e kundërta?

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë ditës së djeshme është përfshirë një aksident, ku ka goditur një fëmijë me veturën e saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbëria”  të Prishtinës. Pas raportimeve për këtë aksident, u deklarua vetë ministrja Hajdari përmes një postimi ka shkruar  se fëmija ishte përplasur në veturën e saj.  “Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, u shpreh ajo. Ndaj kësaj deklarate të ministres ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. “Fëmija shkoi e u përplas te makina dhe apo e kundërta. Çfarë deklarate është kjo zonja ministre?! Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, kujdes me deklaratat e tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Grupet serbe në Telegram, mjet frikësimi dhe shantazhi: Burim Ramadani paralajmëron për rrezik të vazhdueshëm në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Kiks Kosova …