leoni

Blerta Deliu: Qeveria po kërcënon mediat online për kontroll, me projektligjin që gjoja parasheh rregullimin e tyre

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu deklaroi se Qeveria po kërcënon mediat me kontroll, duke iu referuar ndryshimeve që synon t’i bëjë në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online. Ajo tha në Kuvend se kjo “i hap rrugë autoritarizmit dhe censurës”.  “Këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështje me interes publik nga frika e hakmarrjes shtetërore të cilën e kemi pa disa herë. Për më tepër, kontrolli shtetëror i medias minon edhe aspiratën e Kosovës për integrim në Bashkimin Europian. Blerta Deliu kërkoi që Qeveria ta rishikojë e ta rishqyrtojë propozimin e saj për ta kontrolluar median online. Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës. Ky hap i Qeverisë Kurti është konsideruar përpjekje e re e saj që t’i sulmojë mediet, sidomos ato që kritikojnë Qeverinë me gjuhën e fakteve dhe që zbulojnë skandale, korrupsion dhe abuzime të ndryshme nga zyrtarët aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i SHBA-ve, Bill Clinton e viziton Kosovën në shënim të 20 vjetorit të lirisë dhe hyrjes së trupave të NATO-s

Fjalimi historik i Presidentit Clinton më 10 qershor 1999: ‘Në Kosovë bëmë gjënë e duhur

Në përvjetorin e 26-të të Çlirimit të Kosovës, rikujtohet një nga fjalimet më të rëndësishme …