Blic: Beogradi po bënë përpjekje maksimale që Kosova të mos anëtarësohet në Interpol

Mediet serbe njoftojnë se Beogradi zyrtar po bënë përpjekje maksimale për parandalimin e anëtarësimit të Kosovën në organizatën ndërkombëtare të policisë-Interpol. Gazeta serbe “Blic” njofton se Serbia ka lobuar në mesin e shteteve anëtare për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol duke formuar një grup pune të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Zyrës për Kosovë. Gazeta “Blic” përkujton se në sajë të aktiviteteve diplomatike të Serbisë dhe ndihmës së vendeve të veçanta kryesisht Rusisë, Kosova nuk ka arritur të bëhet anëtare e OKB-së, Këshillit të Evropës e as UNESCO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …