leoni

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt ka mbajtur takimin e parë për muajin maj

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura ka mbajtur takimin e parë për muajin maj. Drejtorët në takim kanë raportuar për aktivitet që janë realizuar në periudhën e fundit në të gjithë sektorët. Nënkryetari Nura ka kërkuar rritje të aktiviteteve të drejtorive, sidomos në aspektin e realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat kanë filluar tashmë ose do te fillojnë shpejt. Në takim Bordi ka diskutuar për këto çështje kryesore: rritjen e nivelit të të hyrave vetanake, ndarjen e pjesës së dytë të bursave për nxënësit, nisjen e ndërtimit të tri shtëpive për familjet skamnore, përgatitjet për procedurat e prokurimit për projektet infrastrukturore të Qendrës së Kulturës dhe Palestrës së sportit, përfundimin e projektit të ndërtimit të 11 serrave për fermerët, vazhdimin e projekteve të infrastrukturës në tërë territorin e Komunës së Skenderajt dhe për çështje të tjera specifike të drejtorive komunale. Në takim u konstatua se realizimi i projekteve po shkon sipas dinamikës së paraparë, duke respektuar kriteret profesionale, prioritet dhe kërkesat e qytetarëve. Ne fund të takimit Nënkryetari Nura konstatoi se rritja e të hyrave vetanake, dinamika në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe disiplina financiare janë garanci për suksesin e qeverisë lokale të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …