leoni

Bordi i drejtorëve të AKP-së miratoi listën e aseteve të Shitjes me Likuidim SHAL 51 dhe transaksionet e SHAL 49

Bordi i drejtorëve të AKP-së miratoi listën e aseteve të Shitjes me Likuidim SHAL 51 dhe transaksionet e SHAL 49

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në Prishtinë, mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor. Në këtë mbledhje, Bordi i Drejtorëve vendosi për miratim të listës së aseteve të paraqitura për shitje në SHAL 51 e cila do të mbahet me 23 shtator 2019 si dhe miratoi transaksionet e SHAL 49.

Në takim Bordi miratoi, pas shqyrtimit, raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve për 4 Ndërmarrje si dhe raportin e Komisionit të KPS-ve (Kërkesa për Përcaktimin e Statusit).

 

Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin për dhënie të pëlqimit për regjistrim/bartje në librat kadastral të pronës së Ndërmarrjes Shoqërore Auto Prishtina ne Prishtinë (PRN126), në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës, për shpronësim me numër 07/90, të datës 19.02.2019 si dhe propozimin për ndryshim në Menaxhment dhe rritja e masave kontrolluese tek NSH Sharrprodhimi.

Në këtë takim Bordi miratoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit të PRN053 NSH MIM Golesh (në likuidim) për aprovimin e rritjes së buxhetit për çështjen e arbitrazhit ndërmjet ish-blerësit dhe AKP-së.

Bordi miratoi edhe Draft Udhëzuesin për caktimin e kritereve lidhur me asetet specifike.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …