leoni

Brenda disa ditëve përfundon vendosja e shtresës së parë të asfaltit në unazën brenda sheshit të Rahovecit

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, Albnor Mullabazi përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se ashtu siç ka premtuar brenda 4 ditëve përfundon vendosja e shtresës së parë të asfaltit në unazën brenda sheshit të Rahovecit. Sipas Mullabazit punimet po vijojnë me intensitet të lartë dhe do të vazhdojnë pa ndalur deri në përfundimin e projektit madhor urban në Rahovec – Sheshi Qendror.

Bashkë për një Rahovec më të bukur dhe më modern, thuhet në postimin e Drejtorit për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Rahovecit, Albnor Mullabazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti kujton 7 Shtatorin – Ditën Kushtetuese të Kaçanikut (1990)

7 shtatori i vitit 1990 shënon njërën nga datat më të rëndësishme të historisë sonë …