Kryeqyteti vazhdon të forcojë shërbimet shëndetësore për mirëqenien e çdo familjeje

Kujdesi për nënat dhe fëmijët është investim në të ardhmen. Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se në Kryeqytet kanë prezantuar Programin “Ekipi i Vizitave në Shtëpi”, i cili ofron mbështetje dhe këshillim profesional për gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë 0–3 vjeç, përmes vizitave të rregullta në familje.

Pjesë e këtij programi tashmë janë edhe dy logopede, të cilat do të ofrojnë shërbime logopedike në QKMF, por edhe gjatë vizitave në shtëpi, duke zgjeruar kujdesin për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Kryeqyteti vazhdon të forcojë shërbimet shëndetësore për mirëqenien e çdo familjeje, thuhet në postimin e kryetarit Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …