Marrëveshja për demarkacionin në fazën përfundimtare të procesit lë mundësi për korrigjime eventuale teknike

Brenda dy javësh pritet të përgatitet raporti i Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi

Brenda dy javësh do të jetë gati raporti i Komisionit ad hoc i themeluar nga kryetarja, Atifete Jahjaga, që për mandat ka të vlerësojë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Partitë politike të opozitës nuk kanë treguar gatishmëri për t’i ofruar bashkëpunim kësaj trupe me përbërje ndërkombëtare. Presidenca ka konfirmuar  se Komisioni do të vlerësojë demarkacionin, duke u nisur nga metodologjia dhe shqyrtimi i dokumentacionit përkatës e deri te takimet me udhëheqës institucionalë e politikë në Kosovë dhe zyrtarët malazezë, si dhe do të zhvillojë vizita në terren. “Ky vlerësim pritet të zhvillohet dhe të përmbyllet në një afat prej dy javësh. Raporti me gjetjet e Komisionit ad hoc do t’i dorëzohet presidentes në përmbyllje të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …