leoni

EULEX-i

Brenda Laptopit të Bllacës”: Zbulohen komunikime tronditëse me zyrtarë serbë dhe manipulime me prova

Episodi i tretë i emisionit investigativ “Brenda Laptopit të Bllacës”, transmetuar në Debat Plus, ka sjellë në dritë fakte tronditëse lidhur me aktivitetet e Nazim Bllacës – ish-dëshmitarit të mbrojtur të EULEX-it – gjatë kohës që ai ndodhej në burgun e Dubravës. Sipas dokumenteve dhe incizimeve audio të publikuara, Bllaca kishte në dispozicion një laptop brenda qelisë dhe komunikonte rregullisht me zyrtarë të EULEX-it, Serbisë dhe persona të tretë. Në një prej komunikimeve nga viti 2007, ai i drejtohet një zyrtari serb me mbiemrin Gjinoviq, duke e informuar për dëshmi të supozuara dhe plane për përfshirje në procese gjyqësore. Një dokument i gjetur në laptop përmban një listë me 20 emra të shqiptarëve të zhdukur në vitin 1998, të cilën Bllaca e përdorte si material për pazare që lidhen me krime lufte. Skandalet vazhdojnë me deklarata që lënë të kuptohet për manipulim të provave, përfshirë raste ku eshtra janë paraqitur si prova të fabrikuara: “Me eshna, me dy eshna lëshona prej Bellanikt teposhtë… ia mushi mendjen unë që janë të njerit.” Në një tjetër incizim, ai përmend pazare për “heqjen e letrave” të një personi për ta futur në “pazar” më vonë, si dhe pretendon se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Adem Salihajt. Në deklaratat e tij, Bllaca nuk e përjashton as Gjykatën Speciale, duke thënë se po punon për të ndihmuar dëshmitarë dhe insinuon se themeluesit e burgjeve në UÇK janë objektiva të kësaj gjykate: “Ajo gjykata nuk themelohet as për ty as për mu… Kush është themeluesi i burgjeve në UÇK, ai është i pari.” Zbulimet e fundit ngrisin dyshime të mëdha për mënyrën se si është menaxhuar dëshmia dhe mbrojtja e Bllacës ndër vite, si dhe lidhjet e tij të mundshme me struktura të ndryshme, përfshirë ato jashtëligjore. Emisioni pritet të vazhdojë me publikime të tjera të reja në episodet pasuese.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …