leoni

Oda Ekonomike e Britanisë, në Kosovë, beson se udhëheqësit politikë mund dhe duhet të ndihmohen nga Shoqëria Civile

Britania synon Kosovën për vendosjen e imigrantëve ilegalë

Pasi dështoi ta bindë Shqipërinë që të pranojë imigrantët që kërkojnë azil në Britani, qeveria britanike duket se ka kthyer sytë kah Kosova. Sot në Belfast të Irlandës së Veriut fillon Samiti i Britanisë së Madhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku – sipas Politico Europe – një nga temat kryesore do të jetë pikërisht mundësia e dërgimit të azilkërkuesve në vendet e rajonit, me theks të veçantë në Kosovë. Burime diplomatike të këtij mediumi perëndimor theksojnë se Londra po shqyrton krijimin e qendrave të posaçme ku do të strehohen imigrantët që kanë hyrë ilegalisht në territorin britanik. Në këtë plan, Kosova përmendet si destinacion “i përshtatshëm” për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Britaninë dhe gatishmërisë së qeverisë së Prishtinës për të ndërtuar marrëveshje të reja me aleatët perëndimorë. Një ide e tillë ngre shqetësime serioze për pasojat e mundshme politike, sociale dhe të sigurisë që do të kishte një vendim i tillë për Kosovën. Ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin këtë si një lëvizje që do ta kthente Kosovën në “zonë tampon” për menaxhimin e krizave migratore të Europës, duke rrezikuar sovranitetin dhe stabilitetin e brendshëm të vendit. Kosova tashmë përballet me sfida të mëdha në menaxhimin e migracionit tranzit — rreth 22 mijë emigrantë përdorën rrugën ballkanike për të hyrë në BE vitin e kaluar — dhe pranim i një marrëveshjeje të tillë do ta ekspozonte vendin ndaj presioneve shtesë ndërkombëtare e tensioneve të brendshme. Edhe pse kjo çështje ende s’është bërë temë publike në Prishtinë, burime brenda qeverisë nuk e përjashtojnë mundësinë e diskutimit për “bashkëpunim humanitar” me Britaninë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti “Robert Lansing”: Qeveria e Kosovës po e dëmton rëndë raportin me SHBA-në

Instituti “Robert Lansing” për Studime të Rreziqeve Globale dhe Demokracisë, me seli në Delaware të …