Britania synon marrëveshje me Kosovën për qendër kthimi emigrantësh si pjesë e strategjisë kundër migracionit të paligjshëm

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton mundësinë që Kosova të pranojë emigrantë të paligjshëm si pjesë e një plani për ngritjen e qendrave të kthimit jashtë territorit britanik, raportoi “The Times”. Kosova është në mesin e nëntë vendeve në listën e shkurtër të hartuar nga zyrtarët britanikë për destinacione të mundshme të emigrantëve që kanë përfunduar të gjitha procedurat ligjore në Britani. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për diskutime, ndonëse nuk ka pasur ende bisedime zyrtare. Nëse realizohet, kjo marrëveshje do të ndjekë modele të ngjashme me përpjekjet e mëparshme të Danimarkës në Kosovë dhe të Holandës në Uganda. Ndryshe nga skema e mëparshme e Ruandës, e rrëzuar nga gjykatat, qeveria laburiste kërkon që çdo qendër të jetë ligjore, e zbatueshme dhe e përballueshme. Kosova, një ndër vendet më të varfra të Evropës, shtrihet përgjatë një rruge të rëndësishme të kalimit të emigrantëve drejt BE-së. Mbështetja e UNHCR-së për konceptin e këtyre qendrave shihet si thelbësore për zbatimin e planit. Bisedimet mund të avancojnë përpara takimit të liderëve të Ballkanit në Londër këtë vjeshtë

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …