leoni

Britania synon marrëveshje me Kosovën për strehimin e azilkërkuesve të refuzuar

Qeveria britanike po shqyrton mundësinë që Kosova të strehojë azilkërkuesit e refuzuar që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar, raporton “The Times”. Sipas gazetës, Kosova është në listën e ngushtë të vendeve ku Londra synon të hapë “qendra kthimi”, përfshirë edhe Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinën. Përfaqësues të qeverisë së kryeministrit Keir Starmer pritet të nisin bisedime zyrtare me shtetet e përzgjedhura për të arritur një marrëveshje që do t’i lejonte Britanisë të transferojë azilkërkuesit pas ezaurimit të procedurave ligjore në vend. Ndërkohë, Shqipëria është përjashtuar si opsion pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se marrëveshja me Italinë për qëndrimin e migrantëve ishte e vetme dhe nuk do të përsëritet me vende të tjera. Qeveria britanike po kërkon alternativa për menaxhimin e fluksit të emigrantëve që mbërrijnë ilegalisht, ndërsa presioni publik mbi ekzekutivin për të ofruar zgjidhje ligjore dhe efektive po rritet.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për bllokim të buxhetit për zgjedhje: “Rrezikohet integriteti i votës”

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilir Gashi, …