Bruno Le Maire: Shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është iluzion

Gjatë vizitës në Pekin, ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire ka deklaruar se shkëputja e të gjitha lidhjeve ekonomike me Kinën, është iluzion. Ai ka shtuar më tutje se nuk ka mundësi që të ketë ndonjë shkëputje në mes të ekonomive amerikane, evropiane dhe kineze. Ministri,  Bruno Le Maire e ka mbrojtur ambicien e Francës për t’u bërë më e pavarur në disa sektorë, por ka shtuar se koncepti i uljes së rrezikut – që është bërë fjalë kyçe muajve të fundit në Perëndim nuk nënkupton se Kina përbën rrezik. “Ulja e rrezikut nënkupton se ne duam të jemi më të pavarur… ne nuk duam të jemi në pikën që kemi qenë gjatë pandemisë së koronavirusit, ta kuptojmë se jemi tejet të varur nga disa komponentë”, ka shtuar ai, duke i përmendur mikroçipat si një prej shembujve” është cituar të ketë thënë mes tjerash ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …