Bulevardi për qytetarët!

“Mërgatë e dashur, qytetarë të nderuar, siç e dini, tashmë është bërë tradicionale, që çdo mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 deri në ora 24:00, bulevardi “Ibrahim Mazreku” në qytetin e Malishevës do të jetë i shfrytëzueshëm vetëm për qytetarët dhe i ndaluar për qarkullimin e të gjitha mjeteve motorike.

Uroj që ta shfrytëzojmë këtë kohë me familjarët, të afërmit, miqtë e dashamirët, që jetojnë në vendin tonë, me theks të veçantë me bashkëatdhetarët tanë që vijnë për pushime në vendlindje, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Maluishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje z. Januz Selimi për kontributin në fushën e arsimit gjatë viteve 90-ta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim z. Januz Selimi, i …