Burim Ramadani

Burim Ramadani: Bllokada nuk lidhet me Kuvendin – Kurti s’ka vota për Qeverinë

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka deklaruar se kriza aktuale institucionale në Kosovë nuk ka të bëjë me moszgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, por me pamundësinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të formuar një qeveri të re. Ramadani ka theksuar se kryeministri Kurti, nëse do të kishte vullnet, do ta zgjidhte menjëherë çështjen e kryetarit të Kuvendit. “Mjafton të propozojë Glauk Konjufcën dhe i siguron të paktën 86 vota,” tha ai. Sipas Ramadanit, problemi kryesor qëndron tek mungesa e mbështetjes për formimin e ekzekutivit të ri. “Halli i Kurtit nuk është Kuvendi, por Qeveria. Deri më tani, Kurti 3 i ka vetëm 56 vota për të formuar qeverinë,” shtoi ai. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka caktuar një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili përfundon me seancën e fundit që pritet të mbahet nesër. Deri tani janë zhvilluar 51 seanca pa sukses. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk ka arritur të sigurojë përkrahjen e nevojshme nga partitë e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca e nesërme e Kuvendit përballë sfidës së zgjedhjes së kryetarit

Pas disa tentativave të pasuksesshme për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, nesër pritet të mbahet …