Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani ka propozuar ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike, nga tri vendet e Ballkanit Perëndimor

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka propozuar ndërtimin e Mbrojtjes së Mençur Ballkanike, nga tri vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se kjo Mbrojtje duhet të ndërtohet nga Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, e më pas t’i bashkohen edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Kosova me Shqipërinë dhe Kroacinë të ndërtojnë Mbrojtjen e Mençur Ballkanike. Kësaj, më pas t’i bashkohet Maqedonia e Veriut e më pas Mali i Zi. Ndërsa, Bosnja e Hercegovina të jetë pjesë aktive e shkëmbimit. Ky mund të jetë konceptimi më autentik i Mbrojtjes demokratike të Ballkanit”, ka shkrua ai në një postim të tij. Burim Ramadani ka shtuar se kjo nuk është zëvendësim i vendosmërisë për anëtarësim në NATO. Madje sipas tij krijimi i kësaj Mbrojtje do të lehtësonte avancimin e idesë për prezencën e përhershme amerikane në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …