Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kundërshton përfshirjen e Besnik Bislimit në dialogun me Serbinë: “Nuk ka legjitimitet politik”

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj pjesëmarrjes së zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, në bisedimet me Serbinë në Bruksel. Ramadani ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin politik dhe qytetar të Bislimit për të përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë. Ai ka theksuar se qeveria aktuale është në detyrë pas përfundimit të mandatit të saj, duke iu referuar deklaratave të mëhershme të kryeministrit Kurti pas certifikimit të rezultateve zgjedhore. “Besnik Bislimi, çka përfaqëson ti në dialog me Serbinë? Nuk ke legjitimitet politik e qytetar. Qeveria ka përfunduar mandatin,” shkruan Ramadani, duke shtuar se Bislimi as nuk ka garuar në zgjedhje për deputet, dhe nuk ka mandat të drejtpërdrejtë nga qytetarët. “Mos shko në emër të Kosovës në dialog me Serbinë! S’ke as legjitimitet, as legalitet. Thjesht, nuk mund të flasësh në emër të Kosovës,” përfundon reagimi i Ramadanit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Vizitoni Kalanë e Himarës, xhevahirin e rivierës shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje publike për të vizituar një nga thesaret …