Analisti politik Burim Ramadani ka deklaruar se kjo javë mund të shënojë një hap përpara drejt zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së një kandidati konsensual për Kryetar të Kuvendit. Ramadani bëri thirrje për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet partive politike, si mënyra e vetme për të kaluar ngërçin institucional dhe për të nisur formimin e qeverisë së re. Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet të respektohet, dhe kjo nënkupton fundin e qeverisjes aktuale. Duhet të formohet një qeveri e re pas përfundimit të kësaj faze. Nuk ka Qeveri Kurti 3 – qytetarët kanë votuar për ndryshim, deklaroi Ramadani, duke nënvizuar domosdoshmërinë e një riorientimi institucional dhe politik pas zgjedhjeve.
