Burim Ramadani

Burim Ramadani: Serbia dhe hajnia e buxhetit, dy kërcënimet kryesore ndaj Kosovës

Analisti Burim Ramadani ka deklaruar se dy nga kërcënimet më serioze ndaj shtetit të Kosovës janë Serbia dhe hajnia e buxhetit, duke aluduar në keqpërdorimet nga qeveria aktuale. Sipas tij, Serbia synon të marrë një pjesë të territorit të Kosovës për ta shfrytëzuar ekonomikisht, ndërsa “hajnat e buxhetit” po e dëmtojnë vendin në mënyrë të ngjashme, në mënyrë të organizuar dhe të vazhdueshme. “Kur Prokuroria nis hetime, nisën menjëherë sulmet ndaj saj – nga të mëdhenj e të vegjël”, shkroi Ramadani në një postim në rrjetet sociale. Ai i barazoi pasojat e këtyre dy kërcënimeve, duke thënë se qëllimi i tyre i përbashkët është të zhbëjnë Kosovën dhe ta largojnë qytetarin shqiptar nga vendi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla: Aksioni ndaj Trendafilovës ishte simbolik, jo për ta frikësuar – nuk është në traditën shqiptare

Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka sqaruar se aksioni …