Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Votimi tregon qartë se VV nuk e ka shumicën, qeveria e re mund të formohet në qershor

Burim Ramadani ka reaguar pas votimit të dështuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, duke theksuar se rezultati dëshmon mungesën e shumicës parlamentare nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai tha se është më e lehtë të sigurohet shumica për kryetar të Kuvendit sesa për formimin e qeverisë së re. Ramadani rikujton se kjo situatë ka qenë e paralajmëruar prej kohësh dhe se tani po bëhet realitet. Sipas tij, pas dështimit të mandatit të parë për formimin e qeverisë, ka gjasa reale që mandatari i dytë të formojë një qeveri të re deri në qershor 2025. Komentet e Ramadanit vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku përpjekjet për konstituimin e Kuvendit po hasin në pengesa të vazhdueshme. Ai parashikon një riformatim të shumicës parlamentare në muajt në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …