Burim Zenun Hamza (18.5.1981 – 5.7.1998)
Fotoja e dëshmorit, Burim Hamza, është bërë nga dëshmori, Istref Curri

Burim Zenun Hamza (18.5.1981 – 5.7.1998)

Dëshmori i kombit Burim Hamza, u lind më 18 maj të vitit 1981, në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje të varfër, por të ndershme e atdhetare. I takon trungut familjar Lata të Smolicës, e cila në luftën e fundit, lirisë së atdheut ia fali tre dëshmorë të kombit.

Prindërit Zenun e Shkurte Hamza, i lindën e i rritën tetë fëmijë, pesë djem e tri vajza, të cilët i edukuan në frymë të shëndoshë kombëtare e njerëzore, Brahimin, Sh- pendin, Bajramin, Burimin, Bekimin, Valbonën, Shqipen dhe Fatimen.

Burimi shkollimin fillor e kreu në sh. f. “Sylejman Vokshi” në Smolicë, ndërkaq shkollën e mesme ishte duke e vazhduar në Gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, paralelet e ndara në fshatin Ponoshec.

Më 6 prill 1998, pas daljes publike të UÇK-së në Smolicë, ku ishte i vendosur Shtabi regjional i UÇK-së për Rekën e Keqe, edhe pse në moshë të re, Burimi pa asnjë hezitim iu bashkua radhëve të luftëtarëve të lirisë, madje duke qenë një nga luftë- tarët më të zellshëm e më të devotshëm të saj. Burimi në luftë ishte mobilizuar famil- jarisht, bashkë me babain, Zenunin dhe tre vëllezërit më të mëdhenj, Brahimin, Shpendin e Bajramin, të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë e vendit.

Stërvitjet ushtarake Burimi i kreu në Smolicë. Dallohej në përdorimin e armëve të ndryshme dhe të taktikave luftarake. Sulmet e përditshme të forcave serbe kundër Smolicës nuk e trembnin. Tashmë vendlindja e tij ishte bërë muranë e pakalueshme për forcat ushtarake e policore serbe, dhe kontributi i Burimit në këtë drejtim ishte i madh. Ka ndodhur që deri në 600-700 predha murtaje të bien mbi fshatin Smolicë brenda një dite, por falë organizimit shembullor të luftës, luftëtarët e lirisë të kësaj treve bënë qëndresë të jashtëzakonshme dhe me sukses e penguan depërtimin e for- cave serbe. Më 19 qershor 1998, në një sulm të forcave ushtarako-policore serbe kundër Smolicës, martirizohet djaloshi dhjetëvjeçar Florian Kurti, me ç’rast po atë natë luftëtarët e UÇK-së u hakmorën shumëfish për vrasjen e tij. Pjesë e këtij aksioni të suksesshëm ishte edhe luftëtari 17-vjeçar Burim Hamza.

Në mëngjesin e 5 korrikut 1998, Burim Hamza po luftonte vërtet heroikisht në vijën e parë të frontit, në Smolicë, kur goditet nga një predhë tanku, me ç’rast merr plagë të rënda. Kushërinjtë dhe bashkëluftëtarët e tij, Naim Avdiu dhe Esat Lata, Burimin ashtu të plagosur arrijnë ta dërgojnë në spitalin e improvizuar ushtarak, në fshatin Dobrosh, por përkundër përpjekjeve të mjekëve nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, prandaj hyri në përjetësi dy orë më vonë, duke u bërë dëshmori i parë i rënë në frontin e Smolicës. Bashkëluftëtarët e tij, ruajnë me respekt e admirim kujtimin për trimërinë dhe guximin e Burimit.

Fillimisht u varros më nderime të larta ushtarake në malin afër fshatit Smolicë, ndërkaq, pas përfundimit të luftës, në ditë lirie u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve të Smolicës, më 5 shtator 1999, me nderime të larta ushtarake e gjithëpopullore së bashku me dëshmorët e tjerë të kombit, komandantin e Shtabit Rajonal të UÇK-së në Smolicë dhe njëherësh komandantin e Brigadës 134 “Bedri Shala”, Agron Osman Ramën, nga Smolica, i rënë dëshmor më 29 janar 1999 në Rogovë të Hasit, Sejdi Ramën, nga Smolica, epror i Brigadës 134 “Bedri Shala”, Fetah Krasniqin nga Gjyrgje- viku i Klinës, Fatmir Doçin nga Tropoja dhe Isuf Ahmetin nga fshati Stubull.

Në Altarin e Lirisë, pos Burimit, nga familja e gjerë Lata kanë rënë dëshmorë edhe Naim Shin Avdiu, njëri ndër luftëtarët më të dalluar të Smolicës, epror i Brigadës 134 “Bedri Shala” dhe Demush Lata.

Burimi la pas vetes babain Zenunin, vëllezërit dhe motrat. Emrin e Burimit e ka përtërirë Burimi i ri i vëllait të tij, Brahimit.

Familja Hamza është nderuar me mirënjohje të shumta për djalin e vëllanë dësh- mor, si nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Zona Operative e Dukagjinit, Brigada 134 “Bedri Shala” e UÇK-së, komuna e Gjakovës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së në nivel vendi etj.

Burim Hamza është përjetësuar në përmendoren e përbashkët të dëshmorëve të kombit në Smolicë. Për të këndohen këngë, i janë kushtuar poezi dhe është përjetë- suar me shkrime në librat e historisë më të re të kombit shqiptar, si një ndër luftëtarët më të rinj, por më të guximshëm të UÇK-së i rënë dëshmor në ballë të luftës për liri. (F. R.)

Kontrolloni gjithashtu

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 - 29.3.1999)

Zabit Ahmet Shabandula (5.4.1964 – 29.3.1999)

Menjëherë pas 24 marsit të vitit 1999, pas bombardimeve të NAT0-s mbi forcat çetnike serbe, …