leoni

Lajmet

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se Ukraina, aktualisht, nuk duhet të furnizohet me avionë luftarakë

Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se  Ukraina, aktualisht nuk duhet të furnizohet me avionë luftarakë. Në një intervistë për televizionin publik gjerman, Scholz, i cili edhe më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Më 27 shkurt do të kemi një status-quo të re, jo zgjidhje përfundimtare të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten në Beograd, pas një takimi me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, se Serbia është e përkushtuar për dialog mbi çështjen e Kosovës sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë në “qindra e mijëra të vdekur”. “Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Ne ishim gati për dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. E shihni se si përfundojnë, çdo pesë vjet dikush i shkrin dhe ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur. Nuk na duhet kjo”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media me Pahorin, raportojnë mediat serbe.

Nënkryetarja PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për takimin e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut, në Bruksel. Ajo ka kritikuar Kurtin për mungesë transparencë, pa e prezantuar propozimin franko-gjerman zyrtarisht para përfaqësuesve politikë. Ne si opozitë jemi minimalisht …

Më shumë...

Majkel Kirby: Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse arrihet një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, ka folur për mundësinë e suksesit të negociatave. në Bruksel

Diplomati amerikan në pension, Majkell Kirby ka folur për takimin e 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai  mendon që Kosova do të pajtohet për themelimin e Asociacionit nëse do të ketë një marrëveshje mbi bazën e propozimit franko-gjerman. Megjithatë ai ka …

Më shumë...

Në vigjilje të takimit, më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me z. Derek Chollet

Kryeministri Kurti, ka pritur të takim Këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet

Në vigjilje të takimit,  më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë kësaj bisede, Albin Kurti konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si …

Më shumë...

Ambasada e Kosovës, në Uashington, ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive

Ambasada e Kosovës, në Uashington, ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive

Ambasada e Kosovës në Uashington, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë, në një atmosferë festive, në praninë e shumë miqve, e personaliteteve. Ambasadori i Kosovës, Ilir Dugolli, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë gjithmonë një vend të veçantë te populli i Kosovës. Ne …

Më shumë...

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

LDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për deklarim jo të saktë në Komisionin Hetimor Parlamentar të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka thënë …

Më shumë...

Rryma e shpenzuar nga serbët në veri të vendit në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 63 milionë e dy qind mijë euro

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se rryma e shpenzuar nga serbët në veri në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 63 milionë e dy qind mijë euro. Në mungesë të buxhetit, për mbulimin e humbjeve nga energjia e konsumuar …

Më shumë...

Edi Rama: Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja që kaloi një vit qëndresë

Edi Rama: Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja që kaloi një vit qëndresë

Gjatë vizitës që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon në Japoni, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, ai u ndal në Hiroshimë,  ku vendosi një buqetë me lule në Memorialin Përkujtimor të Paqes si dhe vizitoi Muzeun Përkujtimor të Paqes. Ishin të …

Më shumë...

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Ukrainën kundër hapave të pamatur në Transnistri

Rusia po e fuqizon “Bashkimin e Shteteve Ortodokse” të Ballkanit për t’ ia kundërvënë NATO-s

Ministria e e Punëve të Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  NATO-n dhe Ukrainën kundër hapave të pamatur në Transnistri në vazhdën e një dislokimi të trupave ukrainase në rajon, transmeton Anadolu. Reagimi vjen pasi Moska pretendon se Ukraina ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm personeli, …

Më shumë...

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia, deklaroi se Forcat Speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë nevojë të marrin leje për të qëndruar në veri

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Angjelo Mikele Ristuçia, ka rikonfirmuar se  misioni që ai e drejton nuk ka asnjë provë për praninë e grupit ushtarak, privat rus, Wagner në Kosovë. Mirëpo ai ka sqaruar sërish se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri …

Më shumë...

Në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë u mbajt ceremonia e falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë u mbajt ceremonia e falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë

Në njëvjetorin e fillimit të luftës  në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetarja, Vjosa Osmani, kryekuvendari,  Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. Me këtë rast, Kurti ka thënë se …

Më shumë...

Alon Ben-Meir: Ka shumë gjasa që në takimin e 27 shkurtit, në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë do të arrihet një marrëveshje

Alon Ben-Meir

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Alon Ben-Meir, ka thënë se me shumë gjasë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një marrëveshje. Ben Meir  ka thënë se marrëveshja pritet të vijë pas presionit të madh nga Amerika, Franca, Gjermania, por edhe nga …

Më shumë...

Një rezolutë pro paqes në Ukrainë, sponsorizuese e së cilës është Shqipëria, u votua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Olta Xhaçka

Me anë të një postimi, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera. Me rastin e një-vjetorit të fillimit të luftë në Ukrainë, Xhaçka mbajti dhe një fjalim në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku dënoi aktet e dhunshme të Rusisë …

Më shumë...

Me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet edhe Asociacioni

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar lidhur me Projektligjin për Pagat, të cilin e ka publikuar Qeveria

Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës  është pjesë e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet automatikisht edhe Asociacioni, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti. Ai ka shtuar edhe faktin se pranimi …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, ishte njohja e ndërsjellë, por kjo nuk po ndodh

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikoi shefin e diplomacisë së BE-së, Josef Borrell dhe emisarin e tij ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjellë, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtarë, …

Më shumë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin fuqishëm propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

SHBA

Autoritete të larta të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ne presim që të dy liderët, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq  t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të …

Më shumë...