Lajmet

Derek Chollet: Udhëheqësit e Kosovës e të Serbisë duhet të marrin vendime të vështira dhe nga ata kërkohet kurajë e veçantë

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhen të merren vendime të vështira dhe nga ta kërkohet kurajë e veçantë, ka deklaruar këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Kollet. Ata duhet  të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të shtetit të …

Më shumë...

Edhe sot në orët e mëngjesit ka kolona në disa pikë kalime kufitare të Kosovës me Serbinë

Edhe sot janë krijuar kolona të gjata në dalje të kufijve të Kosovës, pritjet në Merdare janë rreth katër orë

Edhe sot, që  në orët e para të mëngjesit, kur mërgimtarët nga Kosova po kthehen në vendet e tyre të punës në shtetet e Evropës,  ka kolona të gjata në disa pikë-kalime kufitare të Kosovës me Serbinë. Bashkatdhetarët po presin me orë të tëra për të dalë nga Kosova. Kolona …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim, për dy vjet, nuk ka marrë asnjë njohje të vetme

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka theksuar se një kaos qëndrimesh, kërcënimesh dhe gabimesh i një politike të jashtme shterpe tregojnë që Kosova po udhëhiqet nga dështimi në dështim. Ai ka thënë se për dy vjet, Kosova nuk ka marrë …

Më shumë...

NATO nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në kuadër të KFOR-it

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se KFOR-i aktualisht ka kapacitetet e nevojshme për të ofruar siguri dhe lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët, bazuar në mandatin që ka. KFOR-i mbetet plotësisht i aftë për të përmbushur misionin në përputhje me mandatin e tij të …

Më shumë...

Albin Kurti: Propozimi evropian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte universale, por nuk e ka në qendër njohjen reciproke

Kryeministri Kurti, ka deklaruar  se propozimi evropian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por që sipas tij, Beogradi nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm ta pranojë.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, nuk e përmend mosnjohjen e Kosovës nga …

Më shumë...

Aleksandar Harçenko i ka kërkuar Serbisë të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, ku nuk është e pranishme Rusia

Aleksandar Harçenko

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar  Harçenko,  i ka  kërkuar Serbisë që të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse. Ai  në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç se kjo vlen për Samitin …

Më shumë...

Vladimir Putin urdhëroi një armëpushim për krishtlindje në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës

Vladimir Putin

Duke iu përgjigjur thirrjes së patriarkut të Moskës për festën e Krishtlindjeve, kryetari  rus Vladimir Putin ka urdhëruar një armëpushim përgjatë gjithë linjës së kontaktit në Ukrainë nga mesdita e së premtes deri në mesnatën e së shtunës, njoftoi Kremlini, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke pasur parasysh apelin e Shenjtërisë …

Më shumë...

Kryetari amerikan, Joe Biden ka folur për urdhrin e armëpushimit të përkohshëm të kryetarit rus, Vladimir Putin

Kryetari amerikan, Joe Biden ka folur për  urdhrin e armëpushimit të përkohshëm të  presidentit rus, Vladimir Putin,  dhe shprehu skepticizëm për qëllimet e tija të vërteta. Putin ka urdhëruar  armëpushim në Ukrainë, i cili do të zgjasë një ditë e gjysmë. Armëpushimi, njoftoi Kremlini, u urdhërua nga Putini për të …

Më shumë...

Albin Kurti, ka pranuar kërkesën që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse

Albin Kurti, ka pranuar kërkesën që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe t’i lejohet hyrja në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse. Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, patriarku …

Më shumë...

Qëllimi Amerikës është që ta mbështesë Kosovën të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike

Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane, në Prishtinë, ka deklaruar  se qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që ta mbështesë Kosovën që të bëhet pjesë e strukturave evropiane dhe euroatlantike, duke rikonfirmuar pavarësia e Kosovës është fakt”. Reagim i dha pas një lajmi se llogaria e Ambasadës amerikane në këtë rrjet social …

Më shumë...

Artan Behrami: Nëse janë të vërteta njoftimet për tërheqjen e nëntë njohjeve, meritat duhet t’i jepen, ministres, Donika Shvarc

Artan Behrami

Analisti Artan Behrami, ka thënë se nëse janë të vërteta pretendimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq se Kosovës do t’i hiqen nëntë njohje, atëherë “meritat” duhet t’i jepen kryediplomates Donika Gërvalla. Ajo i ka hequr nga pozita diplomatët me përvojë që kanë qenë duke punuar me shtetet ku kanë …

Më shumë...

Edi Rama: Vazhdojmë diskutimin maratonë të fillim-vitit, 12 muajt e shkuar na bëjnë shumë optimistë për vitin 2023

Fjalimi historik i Edi Ramës në KS të OKB-së, fjalimi më burrëror, i mbajtur ndonjëherë nga një kryeministër i Shqipërisë

Mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat do të vijojë edhe ditën e sotme për të diskutuar performancën 12 mujore të ministrive. Kryeministri shkruan në rrjete sociale se do të vijojnë diskutimin maratonë ndërsa analiza e vitit të shkuar i bën më optimistë për vitin 2023. “Vazhdojmë edhe sot diskutimin …

Më shumë...

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar dhe i prapakthyer

Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë se njohja nuk është pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar se  më 7 shkurt të vitit 2021, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, …

Më shumë...

Stoltenberg: Nuk kemi asnjë tregues se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e veta në Ukrainë

Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është cituar të ketë deklaruar se do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe të kryetarit, Vladimir Putin në mes të luftës që për më shumë se 10 muaj po zhvillohet në disa pjesë të Ukrainës. Sotltenberg ka thënë me …

Më shumë...

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kritikon Qeverinë Kurti për ndërhyrje flagrante në komunat e Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi kritikoi pushtetin aktual në Kosovë për ndërhyrje flagrante në Kosovën Lindore. Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet që programin e saj politik ta shtrijë edhe Preshevë. Në intervistën për KosovaPress, ai flet edhe për fondin dy milionësh për Luginën, shkarkimin e Ardita Sinanit dhe zgjedhjet parlamentare të …

Më shumë...

Bodo Weber: Brenda vitit 2023 mund të arrihet një marrëveshje eventuale, e bazuar në planin franko-gjerman

Bodo Weber

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber ka thënë se zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, bllokimi i rrugëve me barrikada atje nga grupe të serbëve, si dhe tensionet që kanë përcjellë raportet Kosovë-Serbi gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, nuk japin shumë …

Më shumë...