Lajmet

AIP u kërkon institucioneve, medieve dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të veteranëve të UÇK-së

Agjencia për Informim dhe Privatësi iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, medieve të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrin organet e drejtësisë. Agjencia si autoriteti i vetëm i mandatar …

Më shumë...

Konsulli, Lulzim Krasniqi, ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e ka shkarkuar nga pozita në Konsullatën e Kosovës, në New York

Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre publike ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës,  në New York. Siç shkruan në letrën e tij Krasniqi, lajmi për shkarkim i ka …

Më shumë...

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian

Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian dhe fjalimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën. Ai tha “Mirëpresim raportin e Parlamentit Evropian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin …

Më shumë...

Shqipëria do të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare, që hyjnë nga Serbia, Kosova e Maqedonia

Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare, të cilat e kanë origjinën e tyre nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Vendimi vjen në vazhdën e angazhimeve të vendit në procesin e “Ballkanit të hapur” dhe ndihmën që shtetet anëtare …

Më shumë...

Bajçinovci i kërkon “dvoboj” Radojçiqit

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur lidhur  me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka thënë se ai tani pas ardhjes së LVV-së në pushtet ai nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Pse deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci e Arbër Rexhaj përkrahin dhe solidarizohen me policin, Enver Smakiqi?

Ahmet Qeriqi: Pse deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci e Arbër Rexhaj përkrahin dhe solidarizohen me policin, Enver Smakiqi?

Lajmi se deputetët e Vetëvendosjes,  Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policët e plagosur, Enver Smakiqi e Mërgim Geci, zbulon mjaft mirë prapavijën politike të incidentit në Skënderaj, ku të dytë u lënduan në rrethana, me të cilat po merret Prokuroria e …

Më shumë...

Deputetët Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, vizitojnë policin e Albin Kurtit, Enver Smakiqi në QKUK

Deputetët e Vetëvendosjes,  Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policin e plagosur Enver Smakiqi. Me këtë rast, Bajqinovci  ka thënë se në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim, Arber  Rexhaj vizituam policin …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së si veprim të ligjshëm e të moralshëm

Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së, dhe  ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë. “Kërkesa për shkarkimin …

Më shumë...

Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë votuar shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike

ZRRE-ja

Deputetët e Vetëvendosjes nuk do ta votojnë shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka thënë shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, pasi sipas saj, kërkesa e LDK-së për shkarkimin e këtij bordi, përveçse nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm, ka shpërputhje dhe mangësi serioze në …

Më shumë...

Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me vendet e Ballkanit për vitin 2022

Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me  vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonalë e botërorë nga shtetasit e Kosovës. Në bazë të statistikave të kryera nga janari deri në shkurt të këtij viti, Joe Biden është …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, flet për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet në Kosovë nuk duan që të mbahen zgjedhje në veri

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel. Ai ka mohuar se ky takim është caktuar dhe në pyetjen që i është bërë nga gazetarët, Vuçiq ka shfrytëzuar këtë përgjigje për të akuzuar sërish Kurtin se po …

Më shumë...

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 341 raste të reja, janë shëruar 64 të infektuar

Shënohen 2 raste të vdekjes, konfirmohen 740 raste të reja me virusin korona, shërohen 48 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 165  testime  sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 341 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Lukas Mandl: Kosova ka paguar me gjak  për lirinë e saj, BE dhe SHBA kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë

Lukas Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, përkrahës i  njehur i pavarësisë së Kosovës sa i përket rrugës së integrimeve evropiane dhe procesit të liberalizimit të vizave, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku u diskutua  Raporti për Kosovën. Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për …

Më shumë...

Deputeti i Parlamentit Evropian, katalunjasi, Jordi Sole, thotë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme

Deputeti i Parlamentit Evropian, Jordi Sole, në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian ka thënë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe legale. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja është një reflektim i frikës, për shkak të Katalunjës. Në vazhdim të fjalimit të tij eurodeputeti,  katalunjas tha …

Më shumë...

Von Cramon bëri thirrje edhe një herë që të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës

Viola Von Cramon

Sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian do të votohen raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në PE për këto raporte. Sa i përket Kosovës dominuan thirrjet që …

Më shumë...

PSD-ja do të protestojë në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Hekuran Muratit

PSD

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka kërkuar  dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së. Kjo parti do të mbajë një protestë sonte në orën 19:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me kërkesën për shkarkimin e Hekuran Muratit. Në një …

Më shumë...