Më 17 janar të vitit 1468 vdiq Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Rrjedhë nga dera bujare e Kastriotëve. Ishte udhëheqësi më i madh ushtarak shqiptar. Si anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, u mor si peng në oborrin perandorak osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit, për njëzet vitet në …
Më shumë...Lajmet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim eurodeputeten, Nathalie Luaso
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se kryetari i këtij institucioni, Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim eurodeputeten, Nathalie Luaso, njëkohësisht shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian. Sipas njoftimit, takimi u fokusua në përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do …
Më shumë...Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, mori përkrahje nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Shlaiher
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë përkrahje nga njëri prej ekspertëve më të njohur në botë për arsimin, Andreas Shlaiher , i cili është themelues dhe zhvillues i sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s. “Për mua është kënaqësi që këtë mëngjes ta pres mikun tim, …
Më shumë...LDK-ja do të ankohet rreth gjobës prej 20 mijë euro, të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar rreth gjobës prej 20 mijë euro të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kandidati për deputet nga LDK-ja Besian Mustafa tha se ekipi i juristëve është duke analizuar derisa tha se ka informacion që është paraqitur kërkesa edhe në Gjykatën Supreme për …
Më shumë...Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka takuar veteranët e UÇK-së në Drenas
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka takuar veteranët e UÇK-së në Drenas. Gjatë këtij takimi, Shala është zotuar se për të gjitha kategoritë e dala nga lufta do të ketë rritje të pensioneve për 50%. Për veteranët dhe të gjitha kategoritë e tjera të luftës do …
Më shumë...Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka thënë se nuk ka kohë të vizitojë ish-krerët e UÇK-së, në Hagë
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është ndaluar të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë për shkak të kërkesave burokratike dhe dokumenteve të shumta. Haradinaj e cilësoi këtë deklaratë si fyese për të burgosurit në Hagë. Ai …
Më shumë...BDI; Shqiptarët meritojnë përfaqësim të dinjitetshëm, jo figura që shërbejnë si dekor i një pushteti që i ka anashkaluar për interesa të huaja
Në BDI thonë se Partitë humbëse të koalicionit Vlen, të përzgjedhura nga VMRO-DPMNE për të luajtur rolin e përfaqësuesve shqiptarë vazhdojnë të sillen akoma si opozitë, sepse realisht nuk kanë asnjë rol në qeverisje. Të margjinalizuar dhe të papërfillur nga ata që i emëruan, ata e kalojnë ditën duke shpërndarë propagandë kundër …
Më shumë...Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46.788 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110.453 numri i të plagosurve
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në të paktën 46 mijë e 788 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110 mijë e 453 numri i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023. Ministria e Shëndetësisë në …
Më shumë...Agjencia Anadolu, bën të ditur se është arritur Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit
Agjencia Anadolu, bën të ditur se është arritur Marrëveshja për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. Katari, një nga vendet ndërmjetësuese, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza. Marrëveshja do të hyjë në fuqi të dielën, më 19 janar. …
Më shumë...Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në takim, zonjën, Nathalie Luaso, Shefen e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim, zonjën Nathali Luaso, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, në Kosovë. Takimi u përqendrua në angazhimin e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, duke …
Më shumë...Analisti, Daniel Serwer, konsideron se mund të përkeqësohet situata në raportet Kosovë-Serbi, gjatë administratës së Donald Trumpit
Profesori amerikan i marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Serwer, ka ngritur shqetësime për përkeqësimin e situatës në rajon, sidomos në raportet Kosovë-Serbi, gjatë administratës së dytë të Donald Trumpit. Serwer, në një analizë të tij ka thënë se edhe administrata e presidentit në largim, Joe Biden, ka ndjekur një politikë që favorizon …
Më shumë...Disa institucione paralele serbe, zyra postare e tatimore, u mbyllën në dhjetë komuna të jugut të lumit Ibër, nga Policia e Kosovës
Disa institucione paralele serbe në Kosovë, përfshirë zyra postare dhe tatimore, u mbyllën në dhjetë komuna të jugut të lumit Ibër, në një operacion të realizuar nga Policia e Kosovës. Ky veprim, i ndërmarrë me kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kishte si qëllim ndërprerjen e shërbimeve të …
Më shumë...BE-ja ka reaguar kundër mbylljes së strukturave paralele serbe, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim me detyrimet e Kosovës
Bashkimi Evropian ka reaguar pas mbylljes së strukturave paralele të mbështetura nga Serbia në Kosovë, duke e cilësuar këtë hap si në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj bllokut evropian. Sipas deklaratës së Anita Hipper, zëdhënëse e Shërbimit të Jashtëm dhe Politikës së Sigurisë së BE-së, këto veprime janë kryer …
Më shumë...Italia mbështet BE-në kundër veprimeve të qeverisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele të Serbisë, në Kosovë
Pas mbylljes së strukturave paralele të mbështetura nga Serbia, Ambasada e Italisë në Kosovë ka mbështetur qëndrimin kritik të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë veprim si shqetësues. Reagimi italian mbështeti qëndrimin e vendeve të QUINT-it, duke e vënë theksin në rëndësinë e respektimit të zotimeve ndërkombëtare nga ana e …
Më shumë...Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, iu ka përgjigjur BE-së për aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e strukturave paralele
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, iu ka përgjigjur Bashkimit Evropian lidhur me aksionin e Policisë së Kosovës në mbylljen e strukturave paralele në disa rajone, i cili u bë pa koordinim me Prokurorinë e Shtetit. Ambasadori Bajrami ka thënë se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, …
Më shumë...Diplomati Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike
Diplomati, Blerim Canaj, konsideron se mbyllja e strukturave paralele serbe në Kosovë, po bëhet për qëllime të fushatës politike. Ai theksoi se këto vendime duhet të merren me kujdes, për të siguruar që nuk do ta dëmtojnë vendin. Canaj tha se kur kryeministri Albin Kurti shmang ofendimet ndaj partive politike, …
Më shumë...