Lajmet

Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike, për energjinë e rinovueshme

Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike, për energjinë e rinovueshme

Në  Emiratet e Bashkuara Arabe, u nënshkrua marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë …

Më shumë...

Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110 mijë 265 i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka …

Më shumë...

Organizata luftarake Hamas u ka dhënë përgjigje pozitive ndërmjetësuesve për një projekt-marrëveshje. për armëpushim në Gaza

Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Organizata luftarake Hamas,  u ka dhënë përgjigje pozitive ndërmjetësuesve në lidhje me një draft-marrëveshjen për armëpushim në Gaza dhe shkëmbim të të burgosurve, tha një burim palestinez për Anadolu. Në kundërshtim me qëndrimet  izraelite, Hamasi u dha ndërmjetësuesve një përgjigje pozitive për draft-marrëveshjen pasi pranoi hartat që përshkruanin tërheqjen izraelite nga qendrat …

Më shumë...

Sot të gjitha rrugët e Kosovës e të trojeve shqiptare, pavarësisht acarit dimëror, çuan në Reçak, për të përkujtuar Masakrën e 15 janarit 1999

Sot Reçakut i mungojnë fizikisht bijtë e bijat, nënat e baballarët,  të cilët 26  vjet më parë  ranë në Altarin e lirisë, të vrarë dhe të masakruar nga regjimi terrorist serb i Millosheviqit, por kurrë nuk ka munguar as mungon dhembja, përkujtimi, nderimi,  respekti  për ta,  i liridashësve dhe liri-bërëve …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, tha se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës

Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Ai  i ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan, William G. Walker, Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan …

Më shumë...

Ka dështuar takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej sot në Bruksel

Ka dështuar takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej sot në Bruksel, pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë. Në Bruksel, delegacioni …

Më shumë...

Asnjëherë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi për Reçakun dhe të gjitha masakrat në Kosovë, thotë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  bashkë me Fatmir Limajn sot në Reçak përkujtuan të rënët e masakrës së tmerrshme, që e ndërmorën forcat policore dhe ushtarake serbe, 26 vjet më parë. Haradinaj ka thënë se Masakra e Reçakut mbetet plagë e thellë në historinë tonë, dëshmi e pamohueshme e gjenocidit …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, kanë nderuar të rënët në Reçak të Shtimes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza, sot kanë nderuar dëshmorët e martirët e  rënë në Reçak të Shtimes. “Kosova e forcuar nga dhimbja, sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për …

Më shumë...

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Memorialin e Masakrës së Reçakut

Në 26-vjetorin e  masakrës së Reçakut, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër Lumir Abdixhiku ka thënë se sot është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë. Në 26 vjetorin e kësaj masakre, ai ka thënë se kjo ngjarje rikujton çmimin që populli i Kosovës pagoi …

Më shumë...

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker,  ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar  si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike dhe që ka pasur ndikim të madh në ndryshimin e fatit të Ballkanit. Voker këtë konstatim e shfaqi para  promovimit të librit të tij të ri, “Reçak: …

Më shumë...

Gjykata speciale në Hagë ua ka vazhduar masën e paraburgimit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale, në Hagë,  kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit edhe për dy muaj të tjerë. Në vendimet e datës 13 janar 2025, trupi gjykues ka urdhëruar Zyrën e Prokurorit, që deri më 21 shkurt 2025 të dorëzojë shkresat për rishqyrtimin e ardhshëm …

Më shumë...

Misioni paqeruajtës i KFOR-it konstaton se situata në Kosovë është e qetë, por vazhdojnë patrullimet në veri në koordinim me Policinë

Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se situata në Kosovë është e qetë, por mbetet e brishtë për shkak të tensioneve të vazhdueshme dhe problemeve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës. Pas ngjarjeve të fundit në Banjskë dhe Zveçan, aleatët e NATO-s kanë dislokuar forca rezervë, duke rritur numrin e …

Më shumë...

KFOR: Situata në Kosovë është e qetë, por e brishtë, vazhdojnë patrullimet në veri në koordinim me Policinë

Misioni paqeruajtës i KFOR-i ka njoftuar se situata në Kosovë është e qetë, por mbetet e brishtë për shkak të tensioneve të vazhdueshme dhe problemeve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës. Pas ngjarjeve të fundit në Banjskë dhe Zveçan, aleatët e NATO-s kanë dislokuar forca rezervë, duke rritur numrin e …

Më shumë...

Ambasadori Jonathan Hargreaves dhe Ramush Haradinajn, diskutuan për rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mbajtur  një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Takimi ka fokusuar diskutimet mbi proceset zgjedhore dhe perspektivat e Kosovës për të avancuar drejt institucioneve euroatlantike. Hargreaves ka vlerësuar integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë dhe ka theksuar se vendi …

Më shumë...

Sot, në Bruksel, do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Kosova dhe Kroacia i kërkojnë që Serbia t'i hap arkivat detajuara që mund të zbardhin fatin e personave të pagjetur

Sot, në Bruksel, do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky takim që pritet të ketë një karakter më shumë simbolik se substancial. Takimi do të kryesohet nga Bashkimi Evropian dhe do të përfshijë delegacione nga Kosova …

Më shumë...

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka shprehur kritika të ashpra për punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka shprehur kritika të ashpra për punën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme për këtë rol. Në një deklaratë të tij ai e përshkroi performancën e saj si “mjerim për Kosovën”, duke vënë në …

Më shumë...