Deklarata e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili ka saktësuar se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe punën e njohjes së Kosovës ka nxitur reagime të mëdha, kudo në Serbi. Ndërkohë ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Ishinger, ka thënë se një deklaratë …
Më shumë...Lajmet
Enver Hoxhaj: Qeveria s’ mund të ketë qëndrime të ndryshme për AKS-në e pronat e Manastirit të Deçanit duke u thirrur në Kushtetutë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se Qeveria nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme karshi dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe pronat e Manastirit të Deçanit. Ai shprehet se qëndrimi i kryeministrit Albin Kurti për ta respektuar vendimin e …
Më shumë...Kryeministri, Edi Rama, po merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që po mbahet në Selanik
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Selanik të Greqisë. Në darkën e liderëve të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore mori pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili dje vizitoi …
Më shumë...11 qershori i vitit 1999 shënon ditën e depërtimit të forcave të UÇK-së, të Zonës Operative të Llapit në Prishtinë
Më 11 qershor të vitit 1999, kishin depërtuar në periferi të Prishtinës forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit. Kjo ditë shënon edhe çlirimin e kryeqytetit të Kosovës nga forcat çlirimtare të vendit. Disa ditë më parë forca të caktuara guerile të UÇK-së, të njësitit BIA kishin depërtuar në kryeqytet …
Më shumë...Renata Alt: Vuçiqi na paska mashtruar, propozoj të ngrihen negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, Renata Alt, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq në lidhje me njohjen e Kosovës, i cili në konferencën e djeshme për mediet, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, deklaroi se për herë të parë …
Më shumë...Agim Shahini: Qeveria e Malit të Zi ka hequr akcizën në derivate të naftës
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka bërë me dije se Qeveria e Malit të Zi ka hequr akcizën në derivate. Ai ka thënë se edhe Qeveria e Kosovës duhet urgjent të merr vendim për ta hequr akcizën në derivate. Çmimi i eurodizelit në Mal të Zi kushton …
Më shumë...Vuçiq i thotë kancelarit Sholz: Aq sa ju e doni integritetin territorial të Ukrainës, serbët e duan integritetin territorial të Serbisë
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve me kancelarin gjerman Olaf Sholz ka deklaruar se nuk kemi dëgjuar asnjëherë nga vendet e Bashkimit Evropian që njohja reciproke të kërkohet si qëllim i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan …
Më shumë...Kremlini zyrtar ka reaguar kundër mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka deklaruar se Beogradi nuk i ka asnjë borxh Brukselit. Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si …
Më shumë...Ziadin Sela: Ballkani i Hapur është një hap i përshpejtuar dhe i gabuar i politikë-bërjes shqiptare këtu në rajon
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka folur për samitin, “Ballkani i Hapur” i cili u mbajt në Ohër ditë më parë ku u takuan i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe nikoqiri i kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar …
Më shumë...Sylë Hoxha: Refuzimi i ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për intervistim, nga kushdo qoftë, nuk është i paligjshëm
Refuzimi i ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për intervistim, nga kushdo qoftë, nuk është gjë e ligjshme, thotë ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha. Lista Serbe, partia udhëheqëse serbe e Kosovës, ka konfirmuar më 9 qershor se zyrtarët e saj të lartë i kanë refuzuar ftesat e …
Më shumë...Pushtimi i Ukrainës ka rritur çmimet e drithërave, vajrave ushqimor, karburanteve e plehrave, konstaton Agjencia për ushqim e OKB-së
Pakësimi i rezerva ushqimore për shkak të bllokimit të eksporteve të drithërave dhe produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina dhe Rusia mund të bëjë që 11 milionë deri në 19 milionë njerëz të vuajnë nga uria kronike gjatë vitit të ardhshëm, tha agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara. Pushtimi …
Më shumë...Në shënim të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare, sot në Prizren janë takuar kryetarët e komunave të Kosovës dhe të Shqipërisë
Sot në qytetin e Prizrenit, me rastin e 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare janë takuar bashkë kryetarët e komunave të Kosovës dhe të Shqipërisë. “Bashkë me kryetarët e komunave dhe të Bashkive Shqiptare shënuam këtë ditë të madhe dhe u zotuam ta vazhdojmë këtë traditë të të parëve tanë, sidomos në …
Më shumë...Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 8 raste të reja, janë shëruar 14 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 253 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 10 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka …
Më shumë...Albin Kurti: NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë, sidomos pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia
Në një konferencë të përbashkët për mediat me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se NATO duhet të qëndrojë në Kosovë, për të ruajtur sigurinë e shtetit, sidomos me klimën e krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. “Duke pasur parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë, …
Më shumë...Olaf Scholz: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovë. Scholz thotë se është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. “Gëzohem që po vizitojë Kosovën si vendin e parë …
Më shumë...Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për krim të organizuar, në rastin e njohur si “Toka”
Sot në seancën gjyqësore që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e pretenduar penal të njohur si “Toka”, ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është deklaruar i pafajshëm në akuzat për gjoja krim të organizuar, pastrim të parave, marrje të mitos dhe vepra tjera penale në rastin e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
