Kryetari i Komunës së Drenasit dhe njëri prej themeluesve të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda partisë dhe paralajmëron se po afrohet votimi i fshehtë për kandidaturën e tij për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Në një postim të …
Më shumë...Lajmet
Hashim Thaçi rrëfen nga Haga për momentet para shpalljes së pavarësisë: “Me babain theva konfidencialitetin”
Në një rrëfim emocional nga Haga, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një nga momentet më të veçanta të jetës së tij politike dhe personale. I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Thaçi zbuloi se kishte thyer konfidencialitetin vetëm për një person: babain e tij. “Tri a katër …
Më shumë...Ambasadorët e huaj nesër në Parlament, shanset e fundit për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues,
26 korriku pritet të jetë dita vendimtare për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi ky është afati i fundit i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për përmbushjen e këtij obligimi kushtetues. Seanca konstituive do të vazhdojë për të 52-ën herë dhe konsiderohet si përpjekja e fundit për të zhbllokuar ngërçin institucional …
Më shumë...Fatmir Limaj flet për bisedat me Duda Baljen dhe pret vendimin e Kushtetueses
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka sqaruar se nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë me deputeten Duda Balje, duke theksuar se kanë zhvilluar vetëm biseda të zakonshme mes kolegësh në Kuvend. Takime të tilla ndodhin çdo ditë mes deputetëve. Nuk është puna ime me ofru diçka. Zonja Balje …
Më shumë...Agon Maliqi paralajmëron: Shqipëria drejt BE-së, Kosova rrezikon “kufi të fortë” dhe izolim
Analisti politik Agon Maliqi ka paralajmëruar se brenda 5-7 viteve, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të rikthehet si “kufiri i fortë”, për shkak të përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe ngecjes së Kosovës në integrime. Sipas tij, pasojat do të jenë të rënda për Kosovën në …
Më shumë...Sot shënohet 19-vjetori fillimi i një kapitulli vendimtar drejt pavarësisë së Kosovës
Sot shënohet 19-vjetori i një momenti të rëndësishëm historik për procesin politik të Kosovës — takimi i parë ballë për ballë ndërmjet udhëheqësve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë në Pallatin Niederösterreich të Vjenës. Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti i atëhershëm i Kosovës Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim …
Më shumë...Muhamet Hamiti: Deputetët e Vetëvendosjes po e arsyetojnë dhunën në Kuvend me kundërshtimin e “Zajednicës”
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se në proceset gjyqësore po përpiqen të arsyetojnë veprimet e dhunshme që kanë ndërmarrë dikur në Kuvend, duke i lidhur ato me kundërshtimin e “Zajednicës”. Hamiti ka thënë se, ndonëse LV-ja dikur e kundërshtonte …
Më shumë...Fatmir Matoshi: Në dy ditët e ardhshme pritet takim me Vetëvendosjen për konstituimin e Kuvendit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, ka deklaruar se në dy ditët e ardhshme priten takime me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, me synim arritjen e një marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës para datës 26 korrik – afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Matoshi theksoi se Nisma …
Më shumë...Duda Balje refuzon çdo bashkëpunim me Albin Kurtin
Pas plot 51 seancash të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, institucionet mbeten ende të paralizuara. Bisedimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Sipas burimeve të Gazetës Metro, LVV dhe Nisma e Fatmir Limajt bashkë …
Më shumë...Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në Vërmicë për të garantuar sigurinë
Ushtarë kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë realizuar patrullime në zonën e Vërmicës, si pjesë e misionit të tyre për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Në njoftimin zyrtar të KFOR-it, thuhet se këto patrullime janë të rregullta dhe synojnë të garantojnë një mjedis të sigurt për …
Më shumë...Ehat Miftaraj: Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për kërkesën e presidentes Osmani para 26 korrikut
Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund të marrë vendim për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani para datës 26 korrik, kur edhe skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, duke e cilësuar këtë kërkesë si të paprecedent dhe me qëllim …
Më shumë...Artan Behrami akuzon Haxhiun për refuzim të kërkesave për mbrojtjen e Hashim Thaçit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ashpër ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” për mbështetje financiare. Ai ka theksuar se ky fondacion i është drejtuar disa herë Ministrisë së Drejtësisë, por pa …
Më shumë...Ekipi mbrojtës i Thaçit në rrezik shpërbërjeje – Fondacioni kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria dhe Ministria e Drejtësisë
Ekipi juridik që mbron ish-presidentin Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë po përballet me rrezik real shpërbërjeje për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga shteti. Pas largimit të avokatit amerikan Gregory Kehoe në janar të vitit 2024, tani është në pikëpyetje edhe qëndrimi i udhëheqësit aktual të mbrojtjes, …
Më shumë...Avokati Bajraktari kritikon aktgjykimin e Kushtetueses: Paqartësi për pasojat pas afatit 30-ditor
Avokati Ardian Bajraktari ka vënë në pah mungesën e qartësisë në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, edhe pse gjykata ka përcaktuar një afat 30-ditor për përmbushjen e detyrimeve, ajo nuk ka sqaruar se çfarë ndodh nëse ky afat …
Më shumë...Avni Arifi: Shteti drejt kolapsit për shkak të keqinterpretimit të vendimit të Kushtetueses
Opinionisti Avni Arifi ka ngritur alarmin për një krizë të thellë institucionale në vend, duke deklaruar se shteti është në rrezik kolapsi si pasojë e keqinterpretimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Arifi theksoi se vendimi i Gjykatës nuk është thjesht një afat teknik prej 30 ditësh, por përmban …
Më shumë...Musliu kundër VV-së: Kuvendi nuk është seli partie – bandat politike janë në mes të sallës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Kuvend dhe deklaratave të deputetit Nezir Kraki, i cili pas dështimit të seancës së radhës tha se “bandave politike po iu vjen fundi”. Musliu tha se i jap pjesërisht të drejtë z. Kraki. Bandat …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
