Lajmet

Armend Zemaj: Kryesuesi i seancës është nën presion, ndonjëherë po na vjen keq për të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar rolin e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke thënë se ai është nën një presion të madh. Zemaj tha se Dehari shpeshherë duket më i stresuar se vetë deputetët që po përballen me ndërprerje të fjalës apo …

Më shumë...

AAK finalizon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale 2025

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka përmbyllur me sukses ciklin e nominimeve për zgjedhjet lokale të tetorit 2025, duke zyrtarizuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Me votë unanime, janë miratuar emrat: Enver Hoti – Malishevë,  Hafize Sallahu – Kaçanik,  Mensut …

Më shumë...

Haki Abazi e quan “palaço” kryeministrin në detyrë, thirrje për kujdes përballë ndryshimeve gjeopolitike

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur atë “palaço” . Duke folur për zhvillimet ndërkombëtare, Abazi theksoi se Kosova duhet të jetë më e përgatitur përballë ndryshimeve gjeopolitike radikale që po ndodhin në botë, duke paralajmëruar …

Më shumë...

Ekonomia e Kosovës me deficit të thelluar tregtar në rajon, importet dominojnë ndaj eksporteve

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, ekonomia e Kosovës është përballur me një disbalancë të theksuar tregtare me vendet fqinje, ku importet kanë tejkaluar ndjeshëm eksportet, duke thelluar më tej deficitin kronik tregtar të vendit. Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, importet totale nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia …

Më shumë...

Rasti ‘Veteranët’, dhjetë të akuzuar dënohen me nga një vit burgim, dy të tjerë lirohen

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si ‘Veteranët’. Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe …

Më shumë...

OVL-UÇK pas aktgjykimit të Apelit për Shalën: Prisnim lirimin, ky vendim e thellon bindjen se kjo gjykatë ka karakter politik

OVL-UÇK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Speciales për Pjetër Shalën. Kjo organizatë është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Apelit të Gjykatës për uljen e dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga 18 në 15 …

Më shumë...

Profesor Arsim Bajrami: Të paraburgosurit në Hagë trajtohen në mënyrë çnjerëzore – Millosheviq kishte edhe zyrë pune

Bajrami: Nëse nuk arrihet deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Profesor i së drejtës kushtetuese dhe ish-deputeti, Arsim Bajrami, ka kritikuar gjykaten e Hagës, duke i akuzuar për shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe për qasje diskriminuese ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që po mbahen në paraburgim. Në një konferencë për media në kuadër të platformës “Liria …

Më shumë...

Apeli ia ul dënimin Pjetër Shalës për 5 vjet, shpallet i pafajshëm për një nga akuzat

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ia ka zbritur për 5 vjet dënimin ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Shala ishte dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, krime që pretendohet të …

Më shumë...

Kurti dhe Limaj intensifikojnë kontaktet për zgjidhjen e ngërçit politik: Takim i ri pritet këtë javë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, janë në kontakte të vazhdueshme për të gjetur një marrëveshje që do ta zhbllokonte Kuvendin dhe do të mundësonte formimin e Qeverisë së re. Burime të afërta konfirmojnë se këtë javë pritet një takim i ri mes tyre, ndërsa …

Më shumë...

KEK merr dritë të gjelbër për tenderin 137 milionësh, reagim i ashpër nga Hykmete Bajrami

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se ka marrë miratimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për të vazhduar me tenderin 137 milionë euro për Rehabilitimin dhe Modernizimin e Njësisë A3. Por vendimi ka nxitur reagime të ashpra nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kritikoi mungesën e studimit …

Më shumë...

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale në vend. Në prill, Banka Botërore paralajmëroi se vonesat në krijimin e legjislaturës së re do të cënojnë investimet dhe zbatimin e reformave strukturore. Përkundër këtij sinjali alarmi, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaronte me …

Më shumë...

Ismet Kryeziu: Moskonstituimi i Kuvendit bllokon 882 milionë euro nga BE-ja

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci ka deklaruar se mosfunksionimi i Kuvendit tash e katër muaj ka sjellë pasoja të rënda për vendin. Ai theksoi se 882 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian janë bllokuar, për shkak se marrëveshja ndërkombëtare nuk mund të ratifikohet pa …

Më shumë...

Pensionistët e TMK-së dhe FSK-së themelojnë Shoqatën “Elita”

Një grup pensionistësh nga radhët e TMK-së dhe FSK-së kanë themeluar shoqatën “Elita”, me qëllim që të vazhdojnë kontributin për sigurinë e vendit. Gjeneral Bajram Bekteshi tha se përmes kësaj shoqate synojnë të ndihmojnë institucionet në raste të fatkeqësive natyrore apo kërcënimeve ndaj atdheut.  “Ne punojmë që të ndërtojmë dhe …

Më shumë...

Festa Franceze në Prishtinë, Guerot mbledh liderë vendorë dhe ndërkombëtarë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, organizon sonte në Prishtinë një pritje solemne me rastin e Festës Kombëtare Franceze. Ngjarja pritet të mbledhë liderë politikë të Kosovës dhe përfaqësues ndërkombëtarë, në një moment delikat për vendin, me institucione ende të pakonstituara. Pritja shihet si mundësi për dialog dhe koordinim …

Më shumë...

“Vera e Ohrit” pa kulturë shqiptare, një tjetër dëshmi e përjashtimit sistematik

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Këtë vit, manifestimi shtetëror “Vera e Ohrit”, i financuar nga institucionet publike të vendit, po zhvillohet pa asnjë përfaqësim të kulturës shqiptare në programin zyrtar. Në një shtet ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të popullsisë dhe të jetës kulturore, përjashtimi i plotë i çdo elementi shqiptar nga një …

Më shumë...

Zyrtari i DASH, Brendan Hanrahan, takon liderë kosovarë mes krizës institucionale: Theksohet roli i SHBA-së dhe nevoja për zgjidhje

Diplomati i Zyrës së Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e partive kryesore në Kosovë, përfshirë kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, deputeten e LDK-së Hykmete Bajrami dhe përfaqësues të Listës Serbe. Këto takime vijnë në një kohë bllokade …

Më shumë...