Lajmet

Qeveria Hungareze korrigjon gabimin ku kishte afishuar Kosovën si pjesë të Serbisë

Qeveria Hungareze korrigjon gabimin ku kishte afishuar Kosovën si pjesë të Serbisë

Pas një gabimi në një publikim të Qeverisë Hungareze, ku Kosova u përfshi gabimisht si pjesë e Serbisë në një hartë që tregonte fitoret e shteteve në Lojërat Olimpike, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, reagoi ashpër. Hoxhaj kritikoi qeverinë hungareze për publikimin, duke theksuar se vendi i Kosovës …

Më shumë...

Ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, tregon për takimet me UDB-ashët, dhe gjyqtarin pas lirimit nga burgu

Ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, pas lirimit nga burgu, ku kishte vuajtur  dënimin tri vjet e gjysmë ka rrëfyer pas daljes nga burgu, u përball me torturuesit e saj dhe me gjyqtarin që e kishte dënuar. Emrat e UDB-ashëve shqiptar që e kanë torturuar ishin:  Demë Muja, Istref Sadiku, Xheladin …

Më shumë...

Këshilli i Prindërve të Kosovës kundërshton subvencionimin e teksteve shkollore nga Ministria e Arsimit

MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj vendimit të MAShTI, për subvencionimin e teksteve dhe mjeteve shkollore për vitin e ri akademik. Nënkryetari i Këshillit, Visar Islami, ka theksuar se ende ka familje që nuk kanë marrë mjetet e premtuara nga subvencionimi i vitit të kaluar, …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku kritikon Qeverinë për subvencionimin e teksteve shkollore dhe premton ndryshime për vitin e ardhshëm

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit për të vazhduar subvencionimin e teksteve shkollore edhe këtë vit. Ai ka kritikuar Qeverinë për paaftësinë në sigurimin e librave dhe ka akuzuar për populizëm dhe neglizhencë. Vitin e ardhshëm shkollor do të sigurohen tekste …

Më shumë...

BE-ja, çështjen e Urës së Ibrit e vë në agjendën e bisedimeve të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali Kështu ka deklaruar se Brukseli po planifikon të vendosë statusin e urës në agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut. Edhe më herët, përfaqësues të BE-së janë deklaruan kundër hapjes së urës së Ibrit për qarkullim për automjete. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ditë më …

Më shumë...

Albin Kurti, ‘shkurt, drejt dhe trimërisht’ thotë se Ura e Ibrit është çështje e Kosovës dhe duhet të hapet

Vetëvendosja e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri, Albin Kurti, duke folur për Urën mbi Ibër, në Mitrovicë  ka thënë se është çështje e Kosovës dhe se është përmbyllur në vitin 2016-2017 sa i përket Brukselit. Ai ka  deklaruar se fillimisht duhet të pritet raporti për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit. Ne nuk kemi marrë asgjë zyrtare. Çështja e …

Më shumë...

Gani Koci: Ku ishit më herët, ju të Vetëvendosjes, po tani në fund të mandatit, sërish për fushatë po kërkoni, drejtësi për Astrit Deharin

Gani Koci

Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, zyrtar i PDK-së, Gani Koci, ka kritikuar partinë në pushtet për shfrytëzimin e rastit të Astrit Deharit për qëllime politike. Ai ka thënë se LV-ja po kërkon drejtësi për shkak se zgjedhjet nacionale janë afër. Ai shkruan: Era zgjedhje po vjen! Janë quar në …

Më shumë...

Ardian Kastrati: Prokuroria duhet ta hetojë ministren, Nagavci, për tekstet shkollore pasi dëmtohen nxënësit e prindërit e tyre

Deputeti, Ardian Kastrati, kritikon Qeverinë për mos reagimin kundër deklaratave të serbit, Vulin, lidhur me Masakrën e Reçakut

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati pas vendimit të MAShTI-it që do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë  tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë se ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e …

Më shumë...

Ziadin Sela: Marrëveshja e Ohrit u bë për të drejtën, dinjitetin, barazinë e qytetarit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në shënimin e 23-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se Fronti Evropian është serioz në çdo veprim që e ndërmerr. Ai deklaroi me këtë rast se ata do të mbrojnë atë që quhet paqe, do të mbrojnë atë që u arrit nëpërmjet Marrëveshjes …

Më shumë...

Nga sulmet izraelite në Gaza u vranë të paktën 16 palestinezë, duke përfshirë katër gra dhe shtatë fëmijë

Nga  sulmet izraelite në Gaza u vranë të paktën 16 palestinezë, duke përfshirë katër gra dhe shtatë fëmijë, ndërsa katër fëmijë të tjerë mbetën jetimë, bënë të ditur  zyrtarët mjekësorë palestinezë. Dhjetë persona u vranë në një sulm të hënën vonë në një shtëpi pranë qytetit jugor Kan Junis, ku Izraeli urdhëroi …

Më shumë...

Xhefri Hovienier: Qeveria amerikane është sfiduar nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij në disa mënyra

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovienier,  ka deklaruar se  qeveria amerikane është sfiduar nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e tij në disa mënyra. Ai shtoi se në disa çështje ka partneritet të ngushtë, mirëpo jo kur vjen fjala te disa çështje që lidhen me veriun dhe dialogun. Nuk mund të …

Më shumë...

Në 23- vjetorin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, Fronti Europian ka mbajtur akademi për legjitimitetin e saj

Në 23- vjetorin e  Marrëveshjes paqësore të Ohrit, Fronti Europian ka organizuar dhe ka mbajtur akademi për legjitimitetin e saj. Bujar Osmani përfaqësues nga Fronti Evropian tha se Marrëveshja e Ohrit qëndron si një gur-themel i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut duke mëshiruar aspiratat e gjithë qytetarëve …

Më shumë...

Ministri Ejup Maqedonci, ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së, që ishin pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar, Interflex

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  ka pritur në takim pjesëtarët e FSK-së të cilët ishin pjesë e kontigjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”. A i ka thënë se në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj përkrah Ushtrisë Britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat …

Më shumë...

Borell reagon kundër ministrit izraelit, Smotriç, i cili thotë se vrasja e 2 milionë palestinezëve është akt i justifikuar moralisht

Josep Borrell

Ministrat izraelitë që nxisin krime lufte duhet të përballen me sanksione të BE-së, ka thënë shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell. Ai  sulmoi dy anëtarë të kabinetit – Ministrin e Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe Ministrin e Financave Bezalel Smotriç – në postimet në mediat sociale të …

Më shumë...

Flogert Muça: Ndrea Prendi ka marrë urdhër nga gardistët e Sali Berishës, për të qëlluar drejt turmës, në protestën e 21 janarit

Gazetari, Flogert Muça,  thotë se ish komandanti i Gardës, Ndrea Prendi ka folur në paraqitjen e tij në SPAK dhe ka thënë se ka marrë urdhër nga gardistët e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të qëlluar drejt turmës, në protestën e 21 janarit. Ai u  shpreh se Berisha pritet të thirret …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Shqiptarët në Kosovën Lindore, më të diskriminuarit dhe të rrezikuarit në Evropë

Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen e rëndë të  shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore, duke e përshkruar  situatën si një vazhdimësi të politikave diskriminuese të regjimit të Millosheviqit. Sipas Hoxhajt, shqiptarët në këtë rajon po përballen me një sistem të aparteidit …

Më shumë...