Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj shtrenjtimit të rrymës elektrike, duke thënë se nuk është hera e parë që KEDS-i po plaçkit botërisht qytetarët e Kosovës. Ky Këshill njofton se ditëve të fundit ka pranuar ankesa të shumta të qytetarëve për shtrenjtimin e …
Më shumë...Lajmet
Deputetit, Kurti i vazhdohet arresti shtëpiak
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak për deputetin, Albin Kurti, deri me 18 shkurt të vitit të ardhshëm. Lajmi është pohuar edhe nga vetë avokatja e tij, Hedije Ademi. Deputeti, Albin Kurti ndodhet në arrest shtëpiak qysh nga java e kaluar pas vendimit të Gjykatës …
Më shumë...Qeveria merr kredi 29 milionë euro për rregullimin e rrugëve
Qeveria e Kosovës dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kanë arritur marrëveshjen për kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë eurosh. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të …
Më shumë...Projeksionet buxhetore nuk mundësojnë krijimin e Ushtrisë
Qeveria e Kosovës ka dështuar edhe ketë vit ta themelojë Ushtrinë e Kosovës, duke mos arritur ta forcojë shtetësinë. Mos-marrëveshjet e brendshme e pastaj edhe shantazhet e Listës ‘Srpska’, do të pamundësojnë për një kohë të gjatë shndërrimin e FSK-së. Ekspertët e sigurisë janë të shqetësuar se Kosova nuk pritet …
Më shumë...Arrest shtëpiak për ‘Ballistin’
I riu nga Kukësi, Ismail Morinaj i njohur ndryshe si ‘Ballisti’ është liruar nga paraburgimi. Gjykata e Lartë sot i zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak. Me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Policia e Shtetit e pati arrestuar të riun nga Kukësi në …
Më shumë...Anulohen fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’
Zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës njoftojnë se as sot nuk do të realizohet asnjë fluturim. Ditëve të fundit, janë anuluar shumica e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ si pasojë e mjegullës së madhe. Kjo ka bërë që agjencitë turistike t’i bartin udhëtarët me autobus në aeroportet e …
Më shumë...Deklarata politike kontradiktore të përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë për bisedimet e ardhshme
Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Beogradit zyrtar kanë dhënë deklarata kontradiktore lidhur me temat që mund të ngrihen për diskutim në nivelin teknik dhe të kryeministrave, në janar të vitit të ardhshëm. Pala e Kosovës në bisedime thotë se temat kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjeve në fushën …
Më shumë...Serbët minojnë krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës
Serbët në institucionet e Kosovës nuk e kanë ndërmend të përkrahin shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Pavarësisht se Qeveria e Isa Mustafës shprehet e gatshme për të krijuar me çdo kusht Asociacionin e Komunave Serbe, përfaqësuesit e Listës ‘Srpska’ thonë se themelimi i ushtrisë nuk është …
Më shumë...Serbët në Veri nuk përfillin institucionet e Kosovës as dygjuhësinë
Instituti i Kosovës për Kriminologji dhe Kriminalistikë, ka bërë një hulumtim-analizë dy vjeçare mbi funksionalitetin, përmbajtjen e informatave dhe qasjen në ueb faqet zyrtare të komunave të Kosovës. Nga ky hulumtim del se web faqet zyrtare të komunave serbe në Kosovë përveç se kanë mangësi në përmbajtjen e tyre, ato …
Më shumë...Selimi: Lista Serbe do ta mbajë peng formimin e FAK
Duke komentuar dështimin e Qeverisë së Kosovës që edhe ketë vit ta themelojë Ushtrinë e Kosovës anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Rexhep Selimi, ka vlerësuar se Lista Serbe i merr të gjitha direktivat nga Serbia se si të veprojë në Kosovë. Sipas tij, …
Më shumë...Hashim Thaçi: Nuk do të ketë rinegocim të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe
Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është këshillëdhënës për Qeverinë e Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai ka paralajmëruar se ky opinion i kushtetueses do të respektohet plotësisht nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij, nuk do të ketë rinegocioim …
Më shumë...Bilall Sherifi: Gjykata Kushtetuese, ngritja dhe rënia e Isa Mustafës
Rrallë herë ndodhë që në një hark kohor prej vetëm 5 vitesh të nxirren 3 aktgjykime nga Gjykata Kushtetuese dhe të tria në forma të ndryshme të përcaktojnë fatin e një njeriu. Aktgjykimi i parë i Gjykatës Kushtetueses, edhe pse lidhej drejtpërsëdrejti me rastin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiun, …
Më shumë...Opozita: Do të protestojmë deri në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Mustafa
Përfaqësuesit e partive politike të opozitës kanë bërë të ditur për mediet se protesta gjithëpopullore e 9 janarit të vitit 2016, do të pasohet me protesta të tjera masive deri në rrëzimin e Qeverisë. Ata thonë se kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë të funksionojë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, …
Më shumë...Policia e Kosovës ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve të Lëvizjes, Nol Nushi
Vetëvendosje njofton se policia e Kosovës ka arrestuar koordinatorin e sekretariateve të Lëvizjes, Nol Nushi. Aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje po përndjeken politikisht na policia partiake, për shkak se protestuan kundër marrëveshjeve antikushtetuese me Serbinë. “Në vend që Isa Mustafa e Hashim Thaçi të dorëhiqen, pasi nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme, …
Më shumë...Aida Dërguti: Mustafa e Thaçi nuk mund të qeverisin më, dhe se ata e kanë vendin në burg
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Asociacionit, edhe pse Kushtetuesja e shpalli këtë marrëveshje jokushtetuese. Mustafa e Thaçi nuk mund të qeverisin më, dhe se ata e kanë vendin në …
Më shumë...Forcohen dhe konsolidohen strukturat paralele serbe në Kosovë
Zyra serbe për Kosovën, që udhëhiqet nga Marko Gjuriq ka emëruar Zoran Stojkoviqin në krye të zyrës për rajonin e Anamoravës në Kosovë, me seli në Kllokot. Stojkoviq do të bëjë koordinimin e funksionimit të institucioneve të Republikës së Serbisë në rajonin e Anamoravës. Ai ka qenë kryetar i komunës …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
