Lajmet

Musliu: Serbia me polici e ushtri po vihet kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e rëndë të nxënësve shqiptarë në tri komunat e mbetura nën Serbi, si pasojë e mungesës së librave. Në një emision në njërën nga televizionet lokale në Kosovë, ai ka bërë me dije se …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës nuk ka raport të detajuar për shpenzimet që bëjnë deputetët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte premtuar se në mandatin e tij do të ketë një raport të detajuar për të gjitha shpenzimet, por një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani. Instituti Demokratik i Kosovës, që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, ka bërë të ditur …

Më shumë...

Lidington: I zhgënjyer me pritjen që Serbia i organizoi kriminelit të luftës

Ministri britanik për Evropën, David Lidington në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Twitter, ka kritikuar pritjen që i ka organizuar Serbia një gjenerali të dënuar për krime lufte në Kosovë. Ministri britanik ka shprehur zhgënjimin me pritjen që i është organizuar gjeneralit, Lazareviq. “I zhgënjyer me …

Më shumë...

Zëvendësministri, Selimi prit në takim amabsadorin e ri austriak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e sapo-emëruar austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Zëvendësministri, Selimi e njoftoi përfaqësuesin austriak për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Më pas, diskutimi u përqëndrua në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atë shumëpalësh, …

Më shumë...

Opozita nesër organizon Manifestim në Gjilan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në manifestimin e nesërm në Gjilan. “Qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve …

Më shumë...

Jahjaga: Të gjithë duhet t’i mbështesim të drejat pronësore të grave

Në Prishtinë ka filluar fushata kombëtare për mbështetjen e të drejtave pronësore të grave që po mbahet në Prishtinë. Në hapje të kësaj fushate, kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga vlerësoi se garantimi i së drejtës në pronë është garantim i së drejtës sociale. Ajo shtoi më tutje se të gjithë …

Më shumë...

Ahemti: Ka kaluar koha kur kryetari i komunës shkarkohej nga Komiteti

Duke komentuar kërkesën e deputetëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahemi, ai ka thënë se koha kur me vendime të Komitetit janë shkarkuar kryetarë komunash ka kaluar. Sami Hamiti me grupin e asamblistëve në komunën e …

Më shumë...

Thaçi: Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Hungari ku po pritet në takime nga autoritete të larta të këtij vendi. Mediet e këtij vendi i kanë kushtuar vëmendje të madhe kësaj vizite dhe deklaratave të tij dhënë portaleve të ndryshme informative. Gazeta …

Më shumë...

Në Shqipëri po qëndron Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Në Tiranë ka arritur për vizitë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai është pritur me nderimet më të larta dhe nga autoritetet më të larta të Shqipërisë. Gjatë takimit në mes të kryeministrit, Edi Rama, dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është biseduar edhe për vendin …

Më shumë...

Shala: Prokuroria ka paraqitur prova të sajuara kundër meje

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës filloi seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Shala, ish këshilltar i ish ministrit Limaj. Në fjalën para trupit gjykues, i akuzuari Endrit Shala, që akuzohet për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, theksoi se provat që ka paraqitur prokuroria …

Më shumë...

Mehdi Saliu: Komuna e Shtimes që nga viti 2009 ka tejkaluar zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal

Mehdi Salihu, drejtor për Planifikim Urban, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Shtimes, ka deklaruar se këshilltarët e Kuvendit Komunal të Shtimes në mbledhjet e fundit kishin kërkuar një informatë mbi zbatimin e planit zhvillimor komunal dhe planit zhvillimor urban, të cilat ishin hartuar si dokumente në vitin 2009 për …

Më shumë...

Delawie: Rastet e korrupsionionit duhet të gjykohen dhe ndëshkohen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të gjykojnë dhe dënojnë rastet e korrupsionit. Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën …

Më shumë...

O’Conell: Politikanët e Kosovës janë pasuruar në mënyrë të paligjshme

Gjatë fjalës para të pranishmëve në konferencën “Lufta kundër korrupsionit. Dështimi dhe progresi” ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruari O’Conell drejtoi kritika të shumta në drejtim të gjyqësorit dhe organeve të drejtësisë. Ai theksoi se populli i Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë kanë shpresë për të …

Më shumë...

Kryeministri Mustafa konsideron se Qeveria që drejton i ka arritur objektivat e saj

Duke folur për të arriturat e qeverisë që drejton, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se gjatë këtij viti që po lëmë pas është bërë një punë e madhe. Ai theksoi se e arritura më e madhe gjatë këtij viti ka qenë nënshkrimi i MSA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së gjeneral Rraham Rama në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, nga 7 deri më 12 dhjetor 2015, po qëndron për një vizitë zyrtare në Londër. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama gjatë vizitës në Londër u pritë në Ministrinë e Mbrojtjes, …

Më shumë...

Sot më 10 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

10 dhjetor është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet …

Më shumë...