Në Brigadën e Reagimit të Shpejtë është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”. Në ceremoninë e certifikimit mori pjesë ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, gjeneral major, Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj dhe komandantë të batalioneve të Brigadës të Reagimit të Shpejtë. Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha duke uruar të posa të certifikuarit vlerësoi lartë rëndësinë e kësaj njësie si komponent e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe objekteve të saj. Ky trajnim ka filluar nga data 10 qershor 2019 dhe ka përfunduar me 28 qershor 2019.
