Certifikohen tetë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kursin për mbijetesë në ujë

Certifikohen tetë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kursin për mbijetesë në ujë

Në Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të FSK-së, në Pomozatin, është mbajtur ceremonia e certifikimit të tetë pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kanë përfunduar me sukses Kursin e parë një javor të mbijetesës në ujë të mbajtur për herë të parë në FSK. Ky kurs është zhvilluar bazuar në nevojat operacionale të nxjerra nga përvojat reale të pjesëtarëve të përfshirë në detyrat e kërkim- shpëtimit. Materiali bazë i këtij trajnimi ka qenë Broshura e trajnimit për mbijetesë në ujëra e Ushtrisë Amerikane. Instruktorët e QTKSH-së përdorën këtë broshurë dhe e kombinuan me përvojat e tyre personale nga operacionet reale të kërkim-shpëtimit në lumenjtë dhe liqenet e Kosovës, si dhe zhvilluan një planprogram mësimor specifik për mjedisin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj me videomesazh: Bashkë do ta tejkalojmë rrethimin politik dhe do të rikthehemi në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku u …