Deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Prokuroria Speciale e Nishit ka propozuar që t’i ngrihet aktakuzë

Çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në fokus të Konferencës së Ambasadorëve

Në ditën e tretë të Konferencës së Ambasadorëve, që po mbahet në Prishtinë për të tetin vit radhazi, vëmendja është përqendruar tek çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në një panel të dedikuar, përfaqësues nga Lugina – deputeti Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Enkel Rexhepi – kanë paraqitur para trupit diplomatik sfidat e vazhdueshme dhe diskriminimin sistematik me të cilin përballet popullsia shqiptare në këtë rajon. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë diskutimeve është kërkuar që institucionet e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, të ndërmarrin hapa konkretë dhe të koordinuar për avancimin e të drejtave, mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së shqiptarëve në Luginë. Konferenca e Ambasadorëve, që mbledh përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës nga e gjithë bota, shërben si platformë për të reflektuar mbi punën e bërë dhe për të përcaktuar prioritetet strategjike në fushën e politikës së jashtme. Gjatë dy ditëve të para të këtij edicioni, janë trajtuar tema të rëndësishme që lidhen me diplomacinë, sigurinë dhe mbrojtjen, ndërsa diskutimet e sotme pritet të thellohen rreth sfidave rajonale dhe rolit të diplomacisë kosovare në adresimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: VV po sulmon Kushtetuesen sepse iu hoq nga duart mjeti i bllokadës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e …