Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës derisa babai i tij ishte ende gjallë?

Para se babai i tij të ndërronte jetë në dhjetor të vitit 2025, Salih Mustafa kishte kërkuar nga gjykata speciale në Hagë lirimin e përkohshëm për arsye humanitare, me qëllim që ta vizitonte prindin e tij në gjendje kritike shëndetësore. Kërkesa ishte dorëzuar më 21 dhjetor 2025 përmes mbrojtjes, ku theksohej se gjendja e babait të Mustafës ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe se perspektivat për mbijetesë ishin “shumë të zymta”, bazuar në raportet mjekësore të dorëzuara në Gjykatë. Mbrojtja kishte kërkuar veprim urgjent, në mënyrë që Mustafa të kishte mundësinë të ishte pranë shtratit të babait të tij sa ai ishte ende gjallë. Megjithatë, Gjykata e Hagës nuk e aprovoi kërkesën për lirimin e përkohshëm, duke ia mohuar Mustafës mundësinë e një vizite të fundit familjare. Babai i tij ndërroi jetë pak kohë më pas. Salih Mustafa është i dënuar për krime lufte, fillimisht me 26 vjet burgim, dënim që më pas u ul në 22 dhe në fund në 15 vjet burgim pas vendimeve të Apelit dhe Supreme të DhSK-së. Rasti i tij mbetet një nga më të debatuarit, edhe për shkak të refuzimit të kërkesave humanitare nga ana e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Rritje vjetore e çmimeve të banesave, por rënie krahasuar me tremujorin e kaluar

Çmimet e pronave për banim në Kosovë kanë shënuar rritje në baza vjetore, por kanë …