Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme të Bashkimit Europian për themelimin e Asociacionit, duke ditur se kjo nismë është e rëndë për Qeverinë  e Kosovës. Ai më tej shtoi se BE-ja dhe Këshilli i Evropës po krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë. “Mendoj që vendimi për përgatitje dhe implementimin e Asociacionit është vendim i rëndë dhe i dhimbshëm për Qeverinë e Kosovës. Çfarë shohim këtu është që BE-ja, Këshilli i Evropës krijojnë nxitje për të bërë ato vendime të rënda, duke ofruar levë politike, që Kurti të thotë se nëse duam pranimin në Këshillin e Evropës, duhet të bëjmë këtë”, tha ai. Sipas tij, faktori ndërkombëtar do veprojë njësoj edhe ndaj Serbisë. Duke marrë parasysh që kemi marrëveshje të gatshme, Marrëveshjen e Ohrit, marrë parasysh sa vështirë ka qenë që të shtyjnë Serbinë dhe Kosovën të lëvizin drejt implementimit të marrëveshje, tani ne shohim BE-në, Këshillin e Evropës, të shfrytëzojnë levën që të shtyjnë këtë proces të normalizimit përpara. Mendoj që këto janë çështjet për të cilat Evropa mund ta shtyjë Vuçiçin”, tha profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarls Kapçan.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …