Radio-Evropa e Lirë, intervistë me Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA

Charles Kupchan: Kosova duhet të jetë e kujdesshme lidhur me qasjen e kryetarit, Donald Trump, ndaj çështjeve të Ballkanit

Profesori amerikan dhe eksperti i politikës së jashtme, Çarls  Kapçan, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ku ka folur për administratën e re amerikane dhe qasjen e saj ndaj Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij , Kosova duhet të jetë e kujdesshme në hapat e saj, duke marrë parasysh mënyrën se si Donald Trump mund të reagojë ndaj politikave që ai i sheh si pengesë për një marrëveshje me Serbinë. Beogradi dhe Prishtina, duhet të jenë të kujdesshme ndaj hapave që Trump mund t’i konsiderojë si të padobishëm. Ai nuk i pret mirë politikat që mendon se pengojnë një marrëveshje paqeje”, tha Kapçan. Ai sugjeroi që Qeveria e Kosovës duhet të adoptojë një qasje pragmatike, duke u përfshirë në negociata dhe duke qenë e gatshme për kompromise. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset me këtë pragmatizëm, sepse do t’i shpaguhet”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorja izraelite Tamar Ziv: Kosova, e para në Ballkan që mbështeti goditjen ndaj Iranit

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vlerësuar lart qëndrimin e Kosovës pas goditjes …