Charles Michel e përkrah idenë e Edi Ramës për mbajtjen një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë

Charles Michel e përkrah idenë e Edi Ramës për mbajtjen një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka përkrahur idenë e paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë. Sipas tij në këtë konferencë do të kishin marrë pjesë liderët e dy vendeve, liderët e atyre shteteve të BE-së që merren aktivisht me zbutjen e tensioneve si dhe SHBA-të. “Mendoj se ka ardhur koha që të kemi një qasje globale, pastaj të kemi hapa të qartë në drejtim të normalizimit”, ka porositur Charles Michel. Ai foli para nisjes së samitit të Bashkimit Evropian, ku gjatë darkës së punës do të trajtohet edhe Ballkani Perëndimor me theks tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë ka porositur partitë politike që të mendojnë  çka është më e mira për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Rainer Rudolph ka porositur partitë politike që të mendojnë …