Christopher Hyland: Është koha për kompromis dhe formim të qeverisë në Kosovë

Christopher Hyland, një nga mbështetësit afatgjatë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar lidhur me situatën politike të krijuar në Kosovë, duke bërë thirrje për kompromis dhe formim të qeverisë së re. Në një deklaratë për media, Hyland shprehu bindjen se kriza aktuale do të tejkalohet dhe se Kosova do të ketë një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme. “Kjo krizë që është tani në Kosovë do të zgjidhet. Do të ketë një të ardhme të fortë dhe të mirë për Kosovën, dhe në fund Kushtetuta do të respektohet dhe një qeveri do të formohet”, tha ai. Hyland paralajmëroi se vonesat në përmbushjen e detyrimeve për formimin e institucioneve përbëjnë rrezik për stabilitetin e vendit. Ai theksoi se qytetarët tashmë kanë shprehur vullnetin e tyre në zgjedhje, dhe se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë me më shumë vota sesa partitë e mëdha opozitare së bashku. “Është koha që të arrijmë kompromis, të zgjatemi përtej tavolinës dhe të krijojmë një qeveri, duke i dhënë mundësi kryeministrit Kurti të vazhdojë të qeverisë për një mandat tjetër,” përfundoi Hyland.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit – Vetëvendosja këmbëngul në votim të fshehtë, mungon kuorumi

Ka dështuar edhe seanca e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u …