Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka theksuar se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, duke shtuar se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për këtë rajon, duhet të mbetet një top-prioritet për organizatën. Plakolm ka deklaruar se BE i detyrohet partnerëve të saj, disa prej të cilëve kanë pritur për një kohë të gjatë, të ofrojë një perspektivë të qartë dhe të besueshme për anëtarësimin. Ky qëndrim i ministres austriake vjen pas takimeve me qeveritarë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
