Cramon - Ischinger: Emmnuel Macron dhe Mark Rutte po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Cramon – Ischinger: Emmnuel Macron dhe Mark Rutte po e pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka kërkuar liberalizim e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë ishte premtuar nga Bashkimi Evropian, por vazhdon që të mos përmbushet. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Ischinger ka shkruar se për shkak të vonesës në këtë proces, kredibiliteti i BE-së është vënë në diskutim, pasi dy vjet më parë Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim. Mirëpo, i menjëhershëm ishte reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e cila i kërkoi diplomatit gjerman që t’ua thotë këtë kryetarit francez Emmnuel Macron dhe kryeministrin holandez Mark Rutte. “Këta janë kryesisht ata që e kanë këmbën në pushim sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …