Serwer

D. Server: Amerikanët i kishin mbështetur zgjedhjet, por më pas kundërshtuan marrjen e detyrës nga kryetarët shqiptarë

Analisti dhe profesori i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, iu ka  referuar reagimit të shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken pas zhvillimeve në veri të Kosovës. Ky dënim ishte një kundërpërgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës që vendosi kryetarë të zgjedhur të komunave në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Popullsia serbe pothuajse tërësisht i bojkotoi zgjedhjet, nën presionin e Beogradit. Amerikanët i kishin mbështetur zgjedhjet pa kritikuar Beogradin, por më pas kundërshtuan marrjen e detyrës nga kryetarët shqiptarë. Ndërsa senatori Marfi ka pohuar se lëvizja e Kurtit ishte e papritur, kryeministri e bëri të ditur këtë dy ditë më parë. Autobusët po transportonin serbët nga Kosova për në Beograd, pa pengesa, për tubimin e presidentit Vuçiq. Në të njëjtën kohë, Beogradi i ka vënë forcat e saja të armatosura në gatishmëri, në kundërshtim të qartë me marrëveshjen e normalizimit të sponsorizuar nga BE-ja që supozohet se e ka pranuar.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …