Daniel Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ka komentuar deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me rolin e presidentit Donald Trump në parandalimin e një përshkallëzimi të mundshëm nga Serbia ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë si një qasje taktike të mirë në raport me administratën e tij. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Fried tha se edhe nëse aktualisht administrata e Trump-it nuk është tërësisht e fokusuar te Kosova, është e rëndësishme që lidershipi kosovar të kërkojë aleatë brenda saj dhe të vazhdojë dialogun me përfaqësuesit e saj. “Është e dobishme të fillosh të krijosh kontakte dhe zakone komunikimi për kur të vijë momenti,” u shpreh ai. I pyetur rreth deklarimeve të presidentes Osmani për një rol parandalues të Trumpit në tensionet e fundit me Serbinë, Fried tha se nuk është në dijeni të detajeve konkrete, por shtoi: Është gjithmonë e mirë si taktikë t’ia atribuosh meritat administratës Trump.” Daniel Fried, diplomat me përvojë dhe njohës i politikave të Ballkanit, shoqëroi presidenten Osmani në disa takime gjatë vizitës së saj të fundit në Shtetet e Bashkuara. Në intervistën e tij për “REL”, ai foli gjithashtu për zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë ngërçin institucional në Kuvend dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Këtë javë pimë kafe me Kurtin, jemi të hapur për zgjidhje

Në mes të ngërçit institucional, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është …