Daniel Serwer

Daniel Serwer: Pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, do ta zvogëlonte sovranitetin e Kosovës

Analisti i njohur amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se pajisja e qytetarëve të Kosovës me pasaporta të Shqipërisë, ashtu i kërkoi kryetari  Hashim Thaçi kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta, do ta zvogëlonte sovranitetin e Kosovës. Pavarësisht një kërkese të tillë, Shqipëria nuk do t’u japë pasaporta kosovarëve, nga frika e kthimit mbrapa të perspektivës së vet për në Bashkimin Evropian. Duke folur për kritikat e Thaçit ndaj ndërkombëtarëve për Gjykatën Speciale, Server thorë se nëse UÇK-ja dëshiron të mbahet mend për të mirë,  mbështetësit e saj nuk duhet t’i mbrojnë abuzimet e të drejtave të njeriut të kryera nga anëtarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …