Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Bisedat gju më gju të Mimozës me Simiqin nuk janë hipokrizi, por janë potencial kriminal

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku shefja e grupit parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me Igor Simiqin e Listës Serbe. Në bisedën mes tyre, dëgjohet edhe tek sa të dy flasin për një bisedë të Kusari-Lilës, me Millan Radojiçiq, të cilën e konfirmojnë të dy, por s’pajtohen për kohën. Teksa Simiqi i thotë Kusarit se ka folur 30-40 minuta me të, Kusari-Lila insiston se në fakt ajo me Radojiçiqin ka folur vetëm 2-3 minuta. I dëgjuam. Janë gju me gju me Radojçiqin. Kaq larg janë gati të shkojnë këta që shpërndajnë certifikata kolaboracionistësh e patriotësh. Mimoza e Slavko po flasin, muhabeti që e bëjnë nuk është ai i formalitetit kushtetues. Slavko e Mimoza koordinojnë partneritetin VV-Srpska. VV e Srpska shkëmbejnë favore e punojnë bashkë. Koordinim ka, Srpska mundëson heqjen e veteraneve të luftës nga lista e pagës minimale. Që do të kishe biseda me ministrin tënd, do ta kishim kuptuar. Skandaloze dhe e pafalshme është tema. Njeriu me të cilin negociuan e bën të rrezikshme situatën. Për heqjen e barrikadave paskan negociuar me Radojçiqin. Për Marrëveshjen e Energjisë, te Radojçiqi. Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal. Radojçiq ka qenë bashkëbisedues dhe palë negociuese e pranueshme për Qeverinë edhe pasi ka hyrë në listën e zezë të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …