Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Nëse baza e marrëveshjes më Serbinë është njohja reciproke, ne jemi edhe për shkëmbim territorial

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se janë për një marrëveshje të shpejtë që i zgjidh problemet me Serbinë. Molliqaj tha se nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke Kosovë-Serbi, atëherë gjithçka tjetër, madje edhe nëse kërkohet shkëmbim territorial është e diskutueshme, madje edhe e pranueshme për partinë që ai drejton. “Na jemi për marrëveshje të shpejt, përfundimtare, që i zgjidh problemet me Serbinë. Dhe, nëse baza dhe premisa pranohet, nëse baza e marrëveshjes është që të ketë njohje përfundimtare, por nëse premisa pranohet pastaj kompromisi, pazari siç e quanVetëvendosje, ose zgjidhja është një shkëmbim territorial, ose autonomi, ose në zgjidhje e tretë që ne nuk e dimë, nëse bëhet shkëputja e marrëdhënies Kosovë-Serbi atëherë për neve është e pranueshme”, tha Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …